LAJMI I FUNDIT:

Notari mashtron, suspendohet për 10 muaj

Notari mashtron, suspendohet për 10 muaj

Ryan Lochte do të qëndrojë jashtë pishinave të notit për 10 muaj. Komiteti Olimpik Amerikan ka vendosur ta pezullojë për këtë afat kohor, fituesin e 12 medaljeve olimpike për shkak të skandalit në Rio De Janeiro muajin e kaluar, kur Lochte sajoi historinë e famshme të grabitjes.

Ky dënim do të thotë se 32-vjeçari nuk do të mund të marrë pjesë në kampionatin botëror të notit të vitit 2017 që do të zhvillohet në Budapest. Nuk do i shpëtojnë ndëshkimit as notarët e tjerë James Feigen, Gunnar Bentz dhe Jack Conger të përfshirë në këtë skandal, por për këta të fundit koha e pezullimit është 4 muaj.

Notarët amerikanë, të udhëhequr nga Lochte, gjatë Lojërave Olimpike deklaruan se u bënë viktima të një grabitje me armë nga persona të veshur si policë në taksi në një pikë karburanti, ndërsa ishin duke u kthyer në Vilën Olimpike pas një feste.


Por problemet në dëshminë e tyre dhe një video që kishte regjistruar ngjarjen, bënë që policia të nisë hetimet nga ku rezultoi se ishin vetë notarët që kryen akte vandalizmi duke u përfshirë edhe në një përleshje me forcat e sigurisë.

Prokuroria ngriti akuza kundër Feigen e Lochte për dëshmi të rreme. Feigen arriti një marrëveshje me Gjykatën e Rios për të paguar një gjobë prej 10800 Dollarësh, ndërkohë që Lochte do të përballet me proces gjyqësor. /TCH/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori