Nora Istrefi ka treguar edhe një herë fizikun e saj të tonifikuar dhe tërheqës.

Këngëtarja e njohur ka sjell një fotosesion të ri i cili u realizua gjatë xhirimeve të klipit të saj të fundit “Më mungon”, që u lansu pak ditë më parë.


35-vjeçarja shihet e veshur e tëra në të zeza, bluzë të shkurtër në të cilën vë në pah belin e hollë të kombinuar me xhinse.

noraistrefi 275863782 1418939408600920 901216457813495154 n Foto: Nora Istrefi/Instagram

Pamja e këngëtarja së shumë hiteve u kompletua me grimin e theksuar dhe flokët kafe në formë valëzimi.

noraistrefi 275678622 709566536871959 3061070825539238664 n Foto: Nora Istrefi/Instagram

“Zemrën unë ta dhashë, po nuk e don ti”, ka shkruar Nora në mbishkrimin e fotove që pranuan komente të shumta nga ndjekësit e saj që kryesisht ishin pozitive.

noraistrefi 275841389 362998989057151 6602740983992998175 n Foto: Nora Istrefi/Instagram

“Më mungon” është kënga e fundit e Norës që u lansua më 10 mars dhe deri tani ka grumbulluar mbi 700 mijë klikime në YouTube.

noraistrefi 275649787 3086445648277573 406691852259973392 n Foto: Nora Istrefi/Instagram

Ndërkohë, këngëtarja e cila është nënë e një vajze mbetet e angazhuar edhe me koncerte në vende të ndryshme të botës, së fundi ajo mbajti mbrëmje muzikore për bashkatdhetarët në Australi. /Telegrafi/