LAJMI I FUNDIT:

Nominimi Livia-Loredana – përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Nominimi Livia-Loredana – përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Spektakli i së martës solli një risi në dinamikën e lojës në Big Brother VIP Albania, pasi opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku u përfshinë për herë të parë në procesin e nominimeve.

Ata vendosën që Loredana dhe Livia të jenë në nominim kokë më kokë, një vendim që ka nxitur dyshime dhe diskutime në rrjet.

Spekulimet janë rritur pas kësaj lëvizjeje, me shumë ndjekës që besojnë se ky mund të jetë një moment kyç për realizimin e një shkëmbimi banorësh mes “Big Brother VIP Albania” dhe formatit italian “Grande Fratello”.


Ky skenar duket edhe më i mundshëm nëse i referohemi një interviste të mëparshme të Ledion Liços për “Shqipëria Live”, ku ai zbuloi se dy formatet janë në bisedime për të shkëmbyer një banor mes tyre.

“Qëllimi është që të bëjmë një shkëmbim të një banori të Big Brother-it tonë, me një banor të Grande Fratello-s”, pati deklaruar Ledioni, duke lënë të kuptohet se ky moment po afrohet.

Në këtë kontekst, Livia dhe Loredana duken si kandidatet ideale për këtë lëvizje, pasi të dyja kanë një lidhje të fortë me Italinë, duke qenë se kanë lindur dhe jetuar atje, si dhe flasin rrjedhshëm italisht.

A do të jetë ky nominim një hap drejt një shkëmbimi të madh mes dy reality show-ve? Mbetet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhin ngjarjet dhe nëse ky spekulim do të bëhet realitet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Team Nubi”, Parashuta e veçantë që morën si surprizë Gjesti dhe Egli

“Team Nubi”, Parashuta e veçantë që morën si surprizë Gjesti dhe Egli

Magazina

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina

"Mos ia përmend ish-in Eglit", Gjesti i drejtohet me nervozizëm Loredanës pasi ajo vazhdon t'ia përmend Olsin

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Justin Bieber shqetëson fansat pas paraqitjes së tij të fundit

Justin Bieber shqetëson fansat pas paraqitjes së tij të fundit

Magazina
Kalo në kategori