LAJMI I FUNDIT:

Noizy reagon sërish dhe fshin postimin ku denonconte personin që ia dogji lokalin: Sa idiotë ka kjo tokë nuk e dija

Noizy reagon sërish dhe fshin postimin ku denonconte personin që ia dogji lokalin: Sa idiotë ka kjo tokë nuk e dija

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka qenë krye-temë e mediave mëngjesin e së enjtes.

Kjo pasi për të dytën herë radhazi, lokali i tij u përfshi nga zjarri brenda një muaji – në atë që dyshohet të jetë një zjarrvënie e qëllimshme.

Vet reperi i hitit “Jena mbretër” bëri një reagim publik në rrjetet sociale, duke publikuar fotografinë e personit që dyshohet se ka djegur lokalin e tij, duke thënë se motivet e ngjarjes kanë qenë bindjet e tij fetare.


Pas djegies së lokalit, reagon Noizy - tregon imazhin e familjarit ekstremist që e kreu veprën për shkak të bindjeve fetare
Lexo po ashtu Pas djegies së lokalit, reagon Noizy - tregon imazhin e familjarit ekstremist që e kreu veprën për shkak të bindjeve fetare

“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrorist. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë s’mund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. Lokali është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Të dua vëlla i vogël”, shkroi ai.

Mirëpo vetëm pak minuta pasi e ka bërë këtë, Noizy është bërë pishman duke e larguar postimin dhe fotografinë e personit, gjersa ka reaguar me një tjetër shkrim, ku ka shprehur indinjatën e tij me ata që e keqkuptuan deklaratën e tij.

“Sa idiotë ka kjo tokë s’e dija, kur robi thotë është bërë ekstremist këta duan ta marrin se s’bën për keq. Mund të ishte edhe ekstremist katolik more idiota. Si ai që vrau 50 veta në Xhaminë e Zelandës së Re. Ekstremist me besime ekstreme o njerëz të trashë”, shkroi ai.

Foto: Noizy/Instagram

Përndryshe, është raportuar se personi në fjalë është arrestuar nga autoritetet për veprën e kryer. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Magazina

"Gjëja më e shpifur që kam parë", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Magazina
Jozi dhe Ola po flirtojnë drejt një lidhje të re - Loredana qan ndërsa sheh klipin e dyshes

Jozi dhe Ola po flirtojnë drejt një lidhje të re - Loredana qan ndërsa sheh klipin e dyshes

Magazina

"Me Laertin një herë kam pirë kafe", "Me Laeartin jam takuar dy herë", "Kemi punuar një muaj bashkë" - produksioni demanton Rozanën me tri deklarata të ndryshme

Magazina
Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët në transmetim të drejtpërdrejt

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët në transmetim të drejtpërdrejt

Magazina
Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Magazina
Kalo në kategori