LAJMI I FUNDIT:

Noizy i komenton në shaka Stresit pasi ky i fundit paralajmëroi këngën e re “Noise”

Noizy i komenton në shaka Stresit pasi ky i fundit paralajmëroi këngën e re “Noise”

Ata ishin dy nga rivalët më të mëdhenj në hip hopin shqiptar që i dhanë fund grindjes së tyre rreth një vit më parë.

Bëhet fjalë për reperët e njohur, Noizyn dhe Stresin, të cilët prej vitesh kanë qenë në polemika e i kanë bërë ‘diss’ njëri-tjetrit.

Ata janë parë shpesh bashkë, ndërkohë që po vazhdojnë të punojnë për të sjell këngë të reja për fansat e publikun.


Foto: Screenshot/Instagram

Së fundmi ka qenë Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) ai i cili ka njoftuar për një këngë të re të quajtur “Noise”.

Stresi dhe Noizy i japin fund armiqësisë, pajtohen me njëri-tjetrin pas një kohe të gjatë
Lexo po ashtu Stresi dhe Noizy i japin fund armiqësisë, pajtohen me njëri-tjetrin pas një kohe të gjatë

Ajo që mori vëmendje që hapësirën për komente ka qenë një reagim i Rigels Rajkut (emri i plotë) ku thotë “Faleminderit” duke bërë shaka.

View this post on Instagram

A post shared by STRESI (@stresi)

“Sikur ta dija”, ia ktheu në anën tjetër artisti.

Mbase në një të ardhme të afërt nuk është për tu habitur nëse shohim një bashkëpunim të tyre. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by STRESI (@stresi)