Deklarimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se ushtria e tij është gati për të reaguar në përputhje me Marrëveshjen Ushtarako-Teknike të Kumanovës janë tentativë për të mbajtur gjallë ‘Serbinë e Madhe’, vlerësojnë njohësit e sigurisë në Kosovë.
“Ata do të tentojnë çdo herë që veriun e Kosovës ta aneksojnë në Serbi. Do të tentojnë çdo herë të bëjnë manovrime të ndryshme, qofshin ato terroriste apo krime të ndryshme për të mbajtur Kosovën në përgjithësi, e veriun në veçanti në tension”, tha ish-ushtaraku, Kadri Kastrati.
Megjithatë, sipas profesorit të shkencave të sigurisë, Avni Islami e gjithë kjo është në vazhdën e propagandës së një ish-ministri të Milosheviqit.
“Dhe ai po përpiqet të fitojë në kohë para se të fillojnë bisedimet serioze ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me ardhjen e presidentit Trump në krye të SHBA-së të gjithë po presin që çështja e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë të përfundojë sa më shpejt me njohje të ndërsjellë mes vete”, tha Islami për RTK-në.
Së fundmi kryeministri Albin Kurti ngriti shqetësimin se fqinji verior i Kosovës e mendon hakmarrjen, e ka përpjekje për tensione.
Një gjë e tillë edhe mund të ndodhë thonë njohësit, por jo në përmasa të një sulmi si ai në Banjska të vitit të kaluar.
“Me rastin e fundit të shtatorit të vitit të kaluar ata e kanë marrë një goditje të fuqishme nga shteti i Kosovës, ku janë kapur disa terroristë, disa janë vrarë dhe disa të tjerë janë në ndjekje prej gjykatave dhe do të dënohen qoftë edhe në mungesë, por besoj që faktori ndërkombëtar të bëjë presion që ata të ekstradohen në Kosovë. Mendoj se Serbia do të tenton edhe në të ardhmen, me grupe jo aq të mëdha, por me grupe më të vogla që t’i futet brenda Kosovës që të bëjë ndonjë manovrim bazuar në situatën qoftë ajo rajonale apo globale”, tha Kastrati.
Dy ditë më parë Ministria e Mbrojtjes së Serbisë pretendoi se një grup i policëve të Kosovës të armatosur rëndë kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare në fshatin Çirkoviq në Leposaviq, por Policia e Kosovës tha se janë të pavërteta pretendimet e autoriteteve serbe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

“Ka të veshur xhemper të zi me simbole” – shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Dy aksidente me 9 të lënduar: Range Rover merr flakë pasi përplaset me trafikndarësen në Lushnjë

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Dy aksidente me 9 të lënduar: Range Rover merr flakë pasi përplaset me trafikndarësen në Lushnjë

Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm