Kërkesa e Telekomit të Kosovës për ndarjen e 5 milionë eurove si masë “për të siguruar funksionimin normal dhe pa rrezikun e falimentimin, është refuzuar sot në mbledhjen e Qeverisë në detyrë.
Rreth këtij propozimi reagoi ministri në detyrë i Financave, Lulzim Rafuna, i cili tha se nuk ka mjete në këto rrethana buxhetore.
Për këtë çështje, njohës të ekonomisë thonë se edhe po të kishte mjete, nuk do të ishte e arsyeshme që ato të ndahen për Telekomin e Kosovës, madje kërkohet hetim ndaj menaxhmentit dhe bordit për rrethanat e krijuara në Telekom.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka propozuar që Telekomit t’i ndahen 5 milionë euro. Por, pas reagimit të ministrit Rafuna, tha se zgjidhja më e mirë është për me shtyrë për një takim të radhës derisa të analizohet kjo çështje që u ngrit nga ministri në detyrë Lulëzim Rafuna.
“Zyra e kryeministrit ka pranuar një shkresë nga Bordi i Telekomit të Kosovës nëpërmjet së cilës është bërë kërkesë për rritjen e kapitalit të kompanisë në shumën prej jo më pak se 5 milionë euro si masë emergjente e detyrueshme për të siguruar funksionimin normal dhe pa e rrezikuar falimentimin e Telekomit të Kosovës”, tha Haradinaj.
Ministri Rafuna u shpreh i habitur për këtë kërkesë derisa tha se nuk mund të ndahen 5 milionë euro nga 1/12 e buxhetit 2019, sipas të cilit nuk ka mjete.
“Ministri i Zhvillimit Ekonomik të jep një pasqyrë më të qartë se në çfarë forme do t’i jepet ky 5 milionësh Vala-s në këtë rast dhe në çfarë forme do të realizohet. Gjithmonë jam duke folur në kushtet e buxhetit që jemi sot duke operuar me 1/12, sepse bëhet fjalë për 5 milionë që nuk mundet si shumë sot të barten te Vala. Por, kjo mos është menduar për buxhetin 2020 që është krejt çështje tjetër. Ndërsa, sot nuk kemi mjet për të marrë një vendim që nesër të bartet kjo shumë”, tha Rafuna.
Për njohësin e çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, është shqetësuese kërkesa e Telekomit për mjete financiare përderisa është ndërmarrje publike.
Krahas saj Kadriaj thotë se për gjendjen aktuale në Telekom, duhet të nisin hetimet ndaj menaxhmentit të kësaj kompanie.
“Ose të shkojë në privatizim ose të ndërrohet komplet menaxhmenti, sepse qëllimi i biznesit është që të jetë profitabil e jo të jetë barrë e sidomos barrë e arkës së shtetit. Pas lufte kjo si ndërmarrje ka qenë kontribuuese e arkës së shtetit dhe të vijë deri në një moment që të kërkojë vazhdimisht mjete shtesë për të tejkaluar krizën e saj është e pa kuptimtë, sepse dihet që është një ndër ndërmarrjet që ka më së shumti klientë. Është e pakuptimtë që kjo ndërmarrje të vijë para falimentimit. Kjo është për t’u shqetësuar që në këtë rast duhet të merren edhe organet kompetente të drejtësisë që të hapin si rast, se për çka është puna me këtë ndërmarrje, sepse është paradoksale kur mendohet”, deklaron Kadriaj.
Ai po ashtu deklaron se menaxhmenti, bordi dhe Qeveria duhet të japin llogari për këtë ndërmarrje publike që është në prag të falimentimit, e cila dikur ishte profitabile.
“Secili që ka pozitë menaxheriale, po ashtu edhe institucionet e caktuara, të cilat e mbikëqyrin duhet të japin llogari, sepse më së paku Kosova ka nevojë që të përkrahë një ndërmarrje, e cila gjithmonë kërkon mjete shtesë, sepse edhe situata politike dhe zhvillimi ekonomik nuk qëndron mirë. Ne kemi boll vende ku mund t’i drejtojmë të hollat dhe investimet, e më së paku në një ndërmarrje siç është Telekomi, sepse ka qenë një ndërmarrja profitabile dhe e fuqishme”, tha ai.
Derisa përfaqësues të menaxhmentit dhe Bordit të Telekomit të Kosovës nuk janë përgjigjur për KosovaPress pas letër-kërkesës për mundësinë e falimentimit të kësaj kompani publike, kreu i Sindikatës së punëtorëve në Telekom, Lamih Balaj nuk beson që Telekomi ndodhet para falimentimit.
Balaj ka thënë se gjendja në këtë kompani është e rëndë, por në asnjë formë nuk mund të vijë edhe deri te falimentimi i saj.
“Arsyeja e letër-kërkesës nga bordi, aq sa kam mundur të kuptojë është për implementimin e Country Kodit, dhe për investime në këtë ndërmarrje. Nuk besoj që Telekomi është në një gjendje para falimentimit, sigurisht që është gjendje e rëndë, por në asnjë formë nuk mund të falimentojë Telekomi. Kjo kompani ka qarkullim të vazhdueshëm të mjeteve”, tha Balaj.
Për pagat në këtë kompani, Balaj shprehet se janë realizuar pa asnjë problem, dhe se nuk priten telashe rreth kësaj çështje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova