LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me fisin Mundari që i mbrojnë lopët me jetën e tyre (Foto)

Njihuni me fisin Mundari që i mbrojnë lopët me jetën e tyre (Foto)

Ekziston një fis, i quajtur Mundar, i ndodhur në Sudanin jugor i cili flijon dhe jetën për bagëtinë e vet. Është gjëja më e çmuar që ata e kanë.

Një burrë mundar i ruan lopët e tij të çmuara me një pushkë. Fotografi Tariq Zaidi e vizitoi fisin Mundari në Sudanin jugor dy herë gjatë vitit 2016 për të filmuar jetën e tyre, transmeton lajmi.net

mundari1


Sudani jugor është shteti më i ri në botë dhe ka pasur ndryshime të mëdha nga viti 2011, kur u pavarësua. Premtimi për të mbajtur paqe i ka hapur rrugë luftës civile, dhe përçarjet fisnore vazhdojnë të jenë të thella, duke përshkuar edhe çështjet politike.

Sipas OKB-së, mbi dy milion njerëz janë zhvendosur nga vendi dhe dhjetëra mijëra janë vrarë.

mundari2

Në mesin e gjithë kësaj rrëmuje, ndodhet Mundari, fisi i cili kujdeset shumë për bagëtinë e vet.

Është e vështirë të gjendet një tjetër fis që jeton afër brigjeve të Nilit, në veri të kryeqytetit Kuba, e që i ka kaq të përkushtuar barinjtë, transmeton lajmi.net

Ankole Vatus quhen raca me brirë të mëdhenj, dhe njihen si “mbretërit e bagëtive”, lopët për të cilët kujdeset ky fis.

Këto lopë rriten në gjatësinë deri mbi dy metra e gjysmë dhe kushtojnë secila rreth 500 dollarë. Mundarët e kanë bagëtinë gjënë e tyre më të çmuar.
mundari3

“Mundarët janë të gjatë dhe muskuloz, por dietën e tyre e kanë me qumësht dhe jogurt. Kjo është e gjitha”, thotë për CNN, fotografi Zaidi. “Ata flenë dy hapa larg kafshëve të tyre të preferuara dhe i ruajnë ato me pushkë”, shton ai.

Lufta në Sudanin jugor i ka mbajtur larg mundarët nga pjesa tjetër e botës, rrëfen Zaidi. “Ata nuk hyjnë në qytet, duke e bërë kështu mënyrën e jetesës, unike”.

mundari4

“Armët e tyre nuk i përdorin për të vrarë dikë por për të mbrojtur tufën e tyre. Gjithçka që ata duan është të kujdesen për bagëtinë. Dhe do t’i mbrojnë me çdo kusht”, shprehet Zaidi.

Në trend Fun

Më shumë
Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Fun
Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Interesante
Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Interesante
Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur

Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur

Interesante
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Shuajeni kurreshtjen, shikoni çfarë ka brenda Qabesë në Mekë (Foto/Video)

Shuajeni kurreshtjen, shikoni çfarë ka brenda Qabesë në Mekë (Foto/Video)

Interesante
Kalo në kategori