Një çift që për herë të parë ishin takuar në Bali, kanë pranuar se si për më shumë se tri vite kishin konsumuar vetëm fruta - dhe janë shumë të bindur se ndihen si të "droguar" nga dieta e tyre natyrale.

Tina Stoklosa, 39-vjeç nga Varshava të Polonisë, ka shpjeguar se si krejtësisht rastësisht e kishte zbuluar dietën me fruta. Ajo pas konsumimit të tyre e kishte kuptuar se po ka më shumë energji, dhe e bënin më të ndihet më e lumtur dhe shumë më e re, transmeton Telegrafi.


1 87

Dy vite më vonë vendosi të largohet nga vendlindja për të jetuar në Bali për t'iu përkushtuar jetës së saj vetëm me fruta. Dhe pasi që arriti të humb kilogramët e tepërt, filloi të ndihet shumë energjike por edhe më e re.

2 30

Gjatë qëndrimit në Bali, ajo takoi Simon Beun, 26-vjeç nga Izegem nga Belgjika, i cili gjithashtu mbante dietë vetëm me fruta. Pasi filloi lidhjen me tyre, dyshja vendosën të fejohen.

3 27

Ata çdo ditë konsumojnë fruta të freskët, duke fituar prej tyre nga 2 mijë deri në 4 mijë kalori. Por, është interesant se si nga konsumimi i vazhdueshëm i frutave nuk kanë pasur nevojë t'i pastrojnë as dhëmbët për më shumë se dy vite.

4 24

Dieta me fruta gjithashtu u ka ndihmuar ta mundin depresionin dhe sëmundje të ndryshme. /Telegrafi/

5 21

6 21

7 14

8 13

9 11

10 12

11 11

12 10

13 11

15 8

14 10