Sportet luftarake janë ato që shqiptarët shpesh marrë sukseset më të mëdha deri më tani.

MMA, apo artet mikse marciale janë një sport që ka evoluuar shumë në vitet me fundit, me UFC si kampionatin kryesor të tyre.


Në këtë sport po rilind një yll shqiptar, i cili në fillimit e tij është treguar shumë i suksesshëm.

Altin Zenuni, i lindur më 28 maj të vitit 2003 në Dusseldorf të Gjermanisë, ka premisa shumë të mira që të shpërthej në këtë sport.

Kjo pasi deri më tani si junior, ka shtatë ndeshje të zhvilluar, ku ka marr gjashtë fitore dhe vetëm një humbje.

Në një prononcim për Telegrafin, luftëtari i ri shqiptar, ka folur për karrierën e tij dhe synimet në të ardhmen.

88220522 2580938152034562 6648808952748310528 n

“Kam filluar me artet marciale që në moshën 15 vjeçare, në vitin 2018. Ndeshen e parë të zhvilluar e kam fituar që në raundin e parë dhe kjo më ka shtyrë të vazhdojë tutje”, ka thënë fillimisht Altini për Telegrafin.

Nga viti 2022, Altin Zenuni do të futet në garë si profesionist, pasi deri më tani nuk ia ka lejuar mosha.

88039606 2580938365367874 7839112388115693568 n

“Jam shumë aktiv në stërvitje, pasi nga vit 2022 do të dal në nivelin profesional. E kam mbyllur vitin si i dyti në Gjermani, ndërsa i pesti në Evropë. Është një suksese i madh, por unë nuk kënaqem me pak”, deklaroi Zenuni.

Para disa javësh ai kishte një meç ku e fitoi, pas tre raundesh. 

88236510 2580938168701227 2994965783097901056 n

Ai besoj qe një ditë, që nuk është larg, do të luftojë edhe në UFC.

“Siç thash edhe më herët, unë punoj shumë, jam luftarak, por gjatë meçeve jam shumë i qetë. Do të punoj që një ditë të garoj në nivelet më të larta, deri në UFC”, deklaroi Zenuni./Telegrafi/

telegrafi sport app