Për një vit, me vetëm pesë ditë pushim vjetor e çdo ditë pune, Fetije Kaçuri-Hyseni është përkujdesur për të infektuarit me coronavirus, të shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Frikë, sëmundje, lodhje, vdekje e shpresë – të gjitha përjetohen brenda një ditë pune, thotë Fetija.
Fetije Kaçuri-Hyseni, 43-vjeçare, punon si infermiere qe 22 vjet në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Kjo klinikë ka barrën kryesore të përballjes me pacientët e sëmurë nga COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.
Ajo thotë për tërë këto vite punë, asnjëherë nuk është përballur me një situatë, siç është përballur gjatë një viti me pandeminë COVID-19.
“Ka ndryshuar gjithçka”, thotë Kaçuri-Hyseni.
“Gjithmonë kemi pasur punë me epidemi të ndryshme në Klinikën Infektive, por pandemia me COVID-19 ka qenë më ndryshe. Ditët e para kanë qenë shumë stres, shumë të rënda. Ndarja nga familja ka qenë e rëndë, sfidë e madhe. Virusi ishte i panjohur”, shton ajo, e cila është nënë e dy fëmijëve.
Rastet e para me COVID-19 në Kosovë u shënuan më 13 mars, 2020.
Gjatë një viti të pandemisë infermieria Fetije Kaçuri-Hyseni, punoi edhe pas orarit të punës, pasi që në fillimi ta pandemisë kishte edhe mungesë të infermierëve.
“Nuk mund ta lësh pacientin dhe ta përfundosh punën se të është kryer orari i punës. Duhet të qëndrosh edhe pas orarit për t’ia dhënë ndihmën pacientit”, thotë ajo.
Rreziku se do ta infektojë familjen
Çdo ditë vazhdon frika se virusin do të transferojë nga klinika në shtëpi te familjarët. Deri më tani, fatmirësisht, ajo nuk është infektuar.
“Fillimi i pandemisë ka qenë më i vështirë. I kam pasur dy vjehrrit, ata kanë vdekur gjatë këtij viti, por jo nga COVID-19. Sa ishin ata në shtëpi, frikësohesha shumë. Nuk doja që unë të jem shkaktare që ta sjell virusin dhe t’i infektoj ata. Kam pas shumë stres…”, tregon ajo, në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë.
Sapo të kthehet nga puna, Kaçuri-Hyseni thotë se ndërron të gjitha rrobat dhe nuk përqafon fëmijët e saj, derisa të pastrohet dhe të jetë e sigurt.
Pacientë të moshave të ndryshme
Gjatë një viti të pandemisë, infermierja Kaçuri-Hyseni thotë se është përkujdesur për pacientë të moshave të ndryshme, të rinj e të vjetër. Por, më vështirë ka qenë për moshat më të vjetra.
“Përjetimet janë të ndryshime nuk mund të them ndonjë rast, të gjitha rastet ishin ndjeshme. Por, pacientët në moshat e vjetra ishin të lodhur. Ata e shihnin veten që nuk po përparojnë (nuk po shërohen), mundoheshim të flisnim me ta, t’i inkurajonim se do të bëjnë më mirë. Por, ata e shihnin se nuk ka sukses, ai është përjetim i rëndë për neve”, thotë ajo.
Pacientët në gjendje të rëndë kalonin në përkujdes intensiv dhe aty nuk mund të takonin familjarët dhe ndërronin jetë pa pasur afër familjarët.
Lajmin shumë herë obligoheshin ta jepnin infermierët, e që për Fetijen ka qenë situatë mjaft e vështirë.
“Në disa raste i njoftonim familjarët me telefon se gjendja e pacientit është e rëndë, por ka pasur raste kur edhe nuk kanë qenë të njoftuar dhe janë tronditur kur kanë marrë lajmin se nëna apo babai nuk ja doli të tejkalojë COVID-19”, thotë ajo.
Një vit më parë, më 13 mars, Kosova shënoi rastet e para me COVID-19. Brenda një viti Kosova ka regjistruar 76.110 persona të infektuar me këtë virus. Prej tyre 1.688 kanë vdekur.
Jeta e secilit qytetarë ndryshoi, ndërkaq puna e infermierëve dhe mjekëve u shumëfishua.
Fetije Kaçuri-Hyseni u bën thirrjet ë gjithave që të respektojnë masat sepse numri i rasteve me COVID-19 është rritur dhe spitalet po stërmbushen.
“Jemi lodhur fizikisht, psiqikisht e emocionalisht”, thotë ajo. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRasti i vdekjes së 7 vjeçares pas rezonancës magnetike, ekspertja e IML-së deklarohet rreth raportit të ekzaminimit toksikologjik
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim
Gjykata e Posaçme sekuestron pasuritë e Monika Kryemadhit dhe nënës së saj
Vrasja e 14-vjeçarit, Bamir Topi me tone të ashpra: Jemi për faqe të zezë
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian