“Sulmi terrorist në Banjskë nuk ka pasur sukses, po të kishte, Ballkani do të ishte më ndryshe sot”, kështu ka deklaruar Agim Musliu, Drejtor në Institutin për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”.
Të martën (24 shtator ) bëhet një vit nga sulmi terrorist në Banjskë, ku grupi terrorist serb kishte hyrë ilegalisht në Kosovë dhe në orët e hershme të mëngjesit kishin sulmuar Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku dhe duke plagosur një polic tjetër.
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu në një intervistë për emisionin “Përballje”, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com ka bërë një analizim të gjithë situatës së sigurisë, tendencave të Serbisë për destabilizim të Kosovës dhe çështje tjera të rëndësishme.
Në intervistë, Musliu deklaroi se gjithë plani ka qenë i përgatitur nga Serbia dhe i ndikuar nga Rusia.
Përkundër përgatitjeve që ata kishin bërë, Musliu vlerëson se sulmi në Banjskë nuk ka pasur sukses, dhe se gjithë qëllimi ka qenë që të nisin konflikte të reja në Ballkan.
“Nëse e shtjellojmë tash prej kësaj periudhe kohore, një vit më pas, atëherë shumë më qartë shihet që ky sulm terrorist ishte mirë i përgatitur nga Beogradi dhe i urdhëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po të kishte pasur sukses ky sulm terrorist, Ballkani do të ishte shumë më ndryshe sot, por edhe Evropa besoj shumë më ndryshe do e do e përjetonte këtë sulm”, pohoi ai.
Musliu shtoi se po të kishte pasur sukses “atëherë do hapej kutia e Pandorës dhe Ballkani do të zhytej prapë në një konflikt me të cilin ku me ditë ku do të përfundonim, por, me të do të zbehej edhe vëmendja e Perëndimit apo e botës në luftën në Ukrainë apo në atë që po ndodh në pjesën lindore të Evropës, e cila është vendimtare për të ardhmen e Evropës”.

Musliu shtoi se shtetet perëndimore duhet të jenë falënderuese që Kosova ka ndaluar këtë sulm terrorist.
“Shtetet perëndimore do të jenë shumë falënderuese Kosovës, sepse e ndali këtë sulm terrorist dhe parandaloj një konflikt të mundshëm të ardhshëm, i cili drejtpërsëdrejti ishte i planifikuar dhe implementuar nga Serbia dhe Beogradi zyrtar, por me influencë sigurisht të Putinit dhe të Rusisë, sepse atij i konvenonte një luftë në Ballkan”, potencoi ai.
Eksperti i sigurisë theksoi se sulmi terrorist në Banjskë kishte për qëllim që të bëhet zhvendosja e vëmendjes nga konfliktet në Evropë.
“Një vit pas është shumë më e qartë e shohim se si kishte qenë e planifikuar, e detajuar dhe implementuar ky operacion, por jo vetë, domethënë ishte i planifikuar edhe me shërbime dhe vendet tjera për të zhvendosur edhe vëmendjen, por edhe për të pasur konflikt në Ballkan për të zhvendosur vëmendjen nga Putini, po pse jo edhe përfitime për Serbinë”, tha mes tjerash Musliu.
Sipas tij Serbia kishte qëllim që grupit t’i bashkoheshin edhe qytetarë tjerë serb, dhe të paraqitej situata kinse serbët po sulmohen dhe po vriteshin, e më pas të vendosej kufiri te Ura e Ibrit.
“… Disa individë të reagonin nga pjesa e veriut dhe t’i bashkëngjiten këtij grupi terrorist dhe të paraqitej se shqiptarët kinse po i sulmojnë serbët në Kishën Ortodokse të Banjskës dhe po i vrasin edhe qytetarët e tjerë, por edhe qytetarët aty që ishin dhe që jetojnë në kishë, domethënë priftërinjtë. Dhe kështu, në këtë mënyrë që ndërkombëtarët të reagojnë menjëherë dhe aty të vendoset kufiri, pra te Ura e Ibrit”.

Gjendja në Serbi pas sulmit në Bansjkë të Zveçanit
Eksperti vlerëson se gjendja nuk ka ndryshuar në Serbi pas sulmit, duke mos dhënë asnjë përgjegjësi për grupin kriminal.
“Nëse i shikojmë, shumë pak ka ndryshuar gjendja në Serbi, pothuajse fare, përveçse një deklarate të cilën e dha Radoiçiqi me vullnet të lirë në Prokurorinë e Lartë të Beogradit, në të cilën e pranon që e ka organizuar këtë sulm, trajnimin dhe armatimin e mbledhur”.
Musliu theksoi se si është e mundur që një shtet me tri shërbime sekrete të mos kishte informata mbi organizimin e këtij grupi terrorist.
“Presidenti i saj nuk di asgjë për grumbullimin e grupit, domethënë shoqërimin e një grupi kriminal terrorist, grumbullimin e armatimit, vendin e stërvitjes, logjistikën e tjera e tjera. Është e pamundur. Pra, tri shërbime dy ushtarake dhe një civile dhe asgjë askush s’po di. Dhe, pas asaj që është më e çuditshme dhe pas asaj dhe kur ndodhi kjo, asnjë lëvizje nuk ka pasur në këto tri shërbime. Po të kishte ndodhur në një shtet normal kishte pasur edhe dorëheqje edhe të akuzuar edhe të burgosur edhe të jetë të përndjekur sepse ka rrëshqitur një informatë shumë e rëndësishme, një grup terrorist është përgatitur në atë shtet, kur ka përdorur logjistikën, se ato baza kush i ka furnizuar, kush i ka armatosur?”.
Mundësia për sulme të reja nga Serbia
Në “Përballje”, Musliu pohoi se Serbia në vazhdimësi do të ketë tendenca të tilla ndaj Kosovës.
“Tendenca të tilla do të ketë në vazhdimësi, sipas meje. Unë mendoj që tendenca të tilla do të ketë gjithmonë nga ana e Serbisë. Do të tentojë që ta destabilizojnë Kosovën përderisa Kosova nuk forcohet ushtarakisht, përafërsisht sa edhe Serbia. Dhe vetë dhe Serbia do të heq dorë përfundimisht nga këto tendenca, nëse e sheh vetëm forcën ekuivalente apo edhe më të fortë se vet”, shtoi ai.
Musliu vlerësoi se Kosova është në rrugë shumë të mirë, duke e zhvilluar ushtrinë e saj me trajnime të ndryshme.
Si përfundim, Musliu tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO duhet të ndodhë sa më shpejtë, në mënyre që të jemi sa më komod./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët