LAJMI I FUNDIT:

Një vilë luksoze, që secili do ta donte! (Foto)

Një vilë luksoze, që secili do ta donte! (Foto)

Shtëpia në vijim, është ndërtuar në rajonin francez Savoie, në maje të bjeshkës, në lartësinë mbidetare prej 1.200 metrash – ndërsa ofron një pamje të mahnitshme në natyrë.

Ajo që e bën unike këtë shtëpi pushimesh është kombinimi i përkryer i antikës me modernen, ngase është krijuar brenda mureve të rrënuara të një shtëpie të vjetër.


Kjo ide interesante ka dalë nga studioja arkitektonike, Atelier d’Architecture Christian Girard.

Muret e jashtme të kësaj shtëpie janë ‘të veshura’ me gurë dhe dru – që shkrihen për mrekulli me ambientin që e rrethon.

Kombinimi i këtyre materialeve jep një pamje të pazakonshme por shumë efektive. /ngjyra.com/