Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi sot në mëngjes mes një autobusi dhe një veture në Dollc të Klinës.

Në aksident poashtu të lënduar kanë mbetur të lënduar edhe pesë persona, transmeton Telegrafi.


E nga kompania "Pranvera Tours", e kanë bërë një reagim ku një autobus i tyre u përfshi në aksident.

"Me keqardhje të thellë ju njoftojmë se sot ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë njëri nga autobusët e kompanisë sonë dhe një automjet tjetër. Fatkeqësisht, si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën shoferi i veturës. Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e tij në këtë moment të vështirë", thuhet në njoftimin e tyre.

Gjithashtu, ata theksojnë se shoferi dhe pasagjerët tanë kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se deri  te ky aksident dyshohet se ka ardhur derisa drejtuesi i veturës ishte duke qarkulluar nё drejtimin Prishtinё–Pejё, ku me tё arritur në fshatin Dollc, duke mos iu pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs, humb kontrollin mbi automjet dhe kalon nё shiritin pёr lëvizje nga ana e kundёrt dhe godet autobusin nё pjesёn ballore.

"Si pasojё e aksidentit, drejtuesi i automjetit pёr shkak tё lёndimeve trupore ka ndёrruar jetё, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa lëndime trupore kanё pёsuar pesё (5) persona, tё cilёt janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor. Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu ishte në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion", ka njoftuar policia./Telegrafi/