LAJMI I FUNDIT:

Një trup i këtillë nuk skalitet vetvetiu: Irina ushtron çdo ditë nga dy orë, do të befasoheni për faktin çfarë ajo ha

Një trup i këtillë nuk skalitet vetvetiu: Irina ushtron çdo ditë nga dy orë, do të befasoheni për faktin çfarë ajo ha

Në qarqet e manekineve konsiderohet bukuroshe e famshme, duke pasur parasysh që ka ruajtur format natyrore të trupit

Duke e shikuar atë, na duket që kjo gjë është e thjeshtë dhe e natyrshme, por e vërteta është që Irina kujdeset shumë se çfarë ha dhe si ushtron.


Në disa intervista ka thënë se ka një metabolizëm të shpejtë dhe se për të kilogramët nuk kapen aq shpejt, mirëpo gjithmonë kujdeset se çfarë konsumon, transmeton Telegrafi.

Kemi zbuluar planin e saj të ushqimit, i cili duket kështu:

Kafjalli: Vezë të ziera, tost dhe avokado.
Zëmra: Supë.
Dreka: Mish i bardhë pule, perime të gatuara në skarë.
Darka: Sallatë dhe supë.

Vetëm këto? Po, vetëm këto…

E po kur ushtron Irina Shayk?

Irina disa herë ka theksuar se i adhuron ushtrimet. Ka dëshirë të djersitet dhe e adhuron atë ndjenjë lodhjeje pas një stërvitjeje intensive.

Po si ushtron Irina Shayk?

Manekinia kombinon boksin, shkathtësitë marciale, stërvitjet cardio dhe ushtrimet e formave të ndryshme.

Katër herë në javë ai praktikon jiu-jitsu, një herë në javë del patjetër për shëtitje, një herë në javë bën një stërvitje të fortë kardio.

Gjashtë ditë gjatë javës ajo bën stërvitje të forta që zgjasin dy orë, në mënyrë që të dielave të pushojë, por në atë ditë pushimi duhet të bëjë shëtitje të gjata.

Epo, nëse doni një trup si Irina Shayk – mos e kurseni veten, por filloni stërvitjet! /Telegrafi/