LAJMI I FUNDIT:

Një truk i shpejtë për të parë si dukeni me flokë të shkurtra, pa i prerë ato, nga Elizabeth Olsen!

Një truk i shpejtë për të parë si dukeni me flokë të shkurtra, pa i prerë ato, nga Elizabeth Olsen!
getty

Elizabeth Olsen këto ditë ka patur më shumë dalje publike sepse po promovon mini-serialin e saj të ri, “Love & Death”

Në një prej promovimeve të serialit, aktorja vendosi të shfaqej me flokë të shkurtër dhe pati një ide praktike, që çuditërisht funksionoi.


Edhe parukieri i saj, DJ Quintero, u surprizua.

“Ajo donte t’i fshihte flokët në pjesën e pasme të xhaketës, që të jepte idenë e një prerjeje bob dhe në fillim nuk isha shumë i bindur. Mendova se do krijohej një si gungë në shpinën e saj dhe floku do zgjerohej anash dhe do dukej qesharake, por jo. Përfunduam duke vendosur shumë llak dhe bëmë një gërshet të lehtë në pjesën e poshtme të flokëve. Asgjë nuk lëvizi dhe rezultati ishte super!”

Në fakt, edhe nëse shihni fotot, është e vështirë të dalloni se aktorja e ka fshehur pjesën tjetër të flokëve.

Ok, ne tani po ikim të veshim një xhaketë, të vendosim flokët mbrapa dhe të kuptojmë njëherë e mirë, a duhet t’i presim flokët apo jo…