LAJMI I FUNDIT:

Një truk popullor për konturimin si një supermodele, gjithçka që ju nevojitet janë vetëm disa fërkime me bronzer

Një truk popullor për konturimin si një supermodele, gjithçka që ju nevojitet janë vetëm disa fërkime me bronzer

Një video e postuar nga përdoruesja Sarah’s Super Spa tregon një teknikë të thjeshtë për të definuar mollëzat dhe një nofull të skalitur si një supermodele

Në profilin e saj, ajo ndan këshilla për grimin, d.m.th. “gjithçka që industria kryesore e bukurisë nuk ju ka mësuar.


Sarah pretendon se mollëzat, sipas shembullit të supermodeleve, mund t’i bëni duke ndryshuar vendin ku aplikoni zakonisht bronzerin, pra duke e aplikuar më shumë në nofulla.

“Mënyra se si na mësojnë, por që është paksa joefikase, është të vendosim konturim shumë lart dhe ta përziejmë lart ose në vend, ta pastrojmë pak me një korrektor dhe ta ‘pjekim’ me një furçë poshtë”, tha ajo gjatë shpjegimit të teknikës standarde, transmeton Telegrafi.

Në vend të kësaj, Sara këshillon të vendosni konturin poshtë mollëzave, më pas ta vizatoni drejt mjekrës dhe përgjatë vijës së nofullës për të krijuar një pamje të zbrazur dhe mollëza të skalitura. Më pas lyeni produktin për të krijuar një hije, dhe më pas ulni gjithçka që keni aplikuar drejt nofullës, në mënyrë që nofulla juaj të marrë formën e shkronjës V. Për të theksuar më tej mollëzat, shtoni pak theksues ose korrektor.

 #contourhack #contourtutorial #cheekbones ♬ original sound – Sarah’s Super Spa 🧖🏼♀️

I gjithë procesi zgjat vetëm disa minuta, ndërsa me këtë konturim të thjeshtë ju do të merrni thellësi dhe dimension shtesë në fytyrën tuaj kur të keni nevojë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Si llogariten javët e shtatzënisë dhe termini i lindjes?

Si llogariten javët e shtatzënisë dhe termini i lindjes?

Shtatzëna
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është

Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"

Aksesorë
Java e 15-të e shtatzënisë: Barku juaj tashmë po merr formë dhe bebja juaj po argëtohet në lëngun amniotik

Java e 15-të e shtatzënisë: Barku juaj tashmë po merr formë dhe bebja juaj po argëtohet në lëngun amniotik

Shtatzëna
Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale

Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori