LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër klub i madh tërhiqet nga gara për transferimin e Gyokeres – shkak çmimi tejet i lartë

Një tjetër klub i madh tërhiqet nga gara për transferimin e Gyokeres – shkak çmimi tejet i lartë

Një tjetër klub i madh është tërhequr nga gara për të transferuar sulmuesin danez Viktor Gyokeres, njërin prej golashënuesve më të mirë në botën e futbollit.

Gyokeres është shndërruar në njërin prej sulmuesve më ‘vdekjeprurës’ në futboll, pasi shënoi 66 gola në 67 ndeshje për Sportingun që prej se iu bashkua atyre nga Coventry City në 2023.

Ai madje kishte shënuar het-trik në fitoren e thellë 4-1 ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, që ishte ndeshja e fundit e Ruben Amorim para tifozëve vendas para kalimit tek Man United.


Tashmë është raportuar se Paris Saint-Germaini është tërhequr nga gara për transferimin e tij.

Le Parisien ka raportuar se klubi ka bërë disa kontakte gjatë verës pas sezonit të tij fantastik ku shënoi 43 gola, por ata nuk mund ta justifikojnë të paguajnë një shumë aq të madhe të parave për shërbimet e tij.

Thashethemet për kalimin e tij të mundshëm në Ligën Premier tek ‘Djajtë e Kuq’ janë shtuar së fundmi, duke marrë parasysh se Amorim do marrë drejtimin e tyre pas pauzës së kombëtareve.

Megjithatë, The Mirror ka raportuar se tekniku 39-vjeçar ka një marrëveshje për të mos ndjekur lojtarët më të mirë të Sporting Lisbonës, të paktën gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Gyokeres kushton 100 milionë euro. Është shumë e komplikuar. Unë nuk do të marrë ndonjë lojtar të Sportingut gjatë janarit”, ka thënë Amorim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Ndërkombëtare
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

La Liga
Kalo në kategori