LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër ish-lojtar i Barcelonës probleme me ligjin: Arda Turan dënohet me burg

Një tjetër ish-lojtar i Barcelonës probleme me ligjin: Arda Turan dënohet me burg

Ish-ylli i Barcelonës dhe Atletico Madridit, Ardan Ruran është dënuar me një vit burg për mashtrim tatimor në Spanjë, sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo. Një gjykatë spanjolle vendosi të martën, më 19 mars, se ish-lojtari i Turqisë u shpall fajtor për kryerjen e dy akuzave të mashtrimit tatimor në 2015 dhe 2016.

Dënimet për më pak se dy vjet mund të pezullohen për shkelësit për herë të parë në Spanjë, që do të thotë se ish-mesfushori i Barcelonës nuk do të duhet të shkojë në burg. Megjithatë, ai është akuzuar me një gjobë të rëndë prej 633,000 euro.

Turan do të duhet të paguajë dy gjoba prej 303,000 euro për vitin 2015 dhe 330,000 për vitin 2016 respektivisht. Ish-mesfushori sulmues nuk ka dorëzuar vetëvlerësimin e taksës për vitet e sipërpërmendura financiare, pavarësisht se ka fituar një shumë të konsiderueshme.


Çfarë po ndodh me Arda Turan - nuk ka qetësi as pas pensionimit
Lexo po ashtu Çfarë po ndodh me Arda Turan - nuk ka qetësi as pas pensionimit

Kjo nuk është hera e parë që një yll i madh i futbollit kapet për mashtrim tatimor në Spanjë. Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho u dënuan gjithashtu në raste të ngjashme. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk shkoi në burg dhe në vend të kësaj duhej të paguante gjoba të mëdha.

Turan kaloi një periudhë të rëndësishme të karrierës së tij futbollistike si lojtar në Spanjë, pasi kishte luajtur për Atletico Madridin dhe Barcelonën. Ai iu bashkua Barçës në 2015 nga Atletico Madrid dhe luajti për klubin katalanas derisa u huazua në janar 2018 te Basaksehir.

37-vjeçari bëri gjithsej 233 paraqitje për të dy klubet në total, duke shënuar 37 gola dhe duke prodhuar 43 asistime. Reprezentuesi turk me 100 ndeshje i vari këpucët në vitin 2022 pas periudhës së dytë te Galatasaray dhe aktualisht është menaxher i klubit të Ligës së Parë , Eyupspor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori