Një rezidencë e stilit francez pritet të vendoset në ankand me një çmim fillestar prej një funte - por blerësit e mundshëm po paralajmërohen të hedhin një sy brenda së pari.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prona në në Arbroath, Angus në Skoci, është ndërtuar në shekullin e 19-të dhe ka shumë nevojë për intervenime.


ee1 2

Shtëpia e ankandeve e ka përshkruar ndërtesën si në një gjendje "të dobët" - dhe ajo është e vendosur në “Ndërtesat me Rrezikshmëri të Lartë”.

ee2 2

Andaj, siç thuhet më tej, rekomandohet që kushdo që mendon të bëjë një ofertë, duhet së pari të marrë këshilla juridike.

ee3 2

Drejtori menaxhues Mandi Cooper tha: "Kjo pronë është një mundësi masive për një zhvillues që të rivendosë ndërtesën në lavdinë e saj të mëparshme”.

Sipas Daily Star, mungesa e një çmimi rezervë do të thotë që nëse 1 funt është oferta më e lartë, rezidenca do të shitej për këtë çmim. /Telegrafi/