LAJMI I FUNDIT:

Një refugjate nga Kosova e fiton gjyqin në Strasburg, ndaj Maqedonisë

Një refugjate nga Kosova e fiton gjyqin në Strasburg, ndaj Maqedonisë

Shoqata e Maqedonisë për Juristë të Rinj (SHMJR) bën të ditur se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, në lëndën “Latifi”, kundër Maqedonisë, ka vendosur në të mirë të një refugjateje nga Kosova.

Gjykata ka vërtetuar se me këtë rast është shkelur Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kur refugjates i është ndërprerë mbrojtja ndërkombëtare, me arsyetimin e “rrezikut të sigurisë kombëtare”, dhe e ka detyruar që ta lëshojë Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gjykata konstaton se me këtë vendim të MPB-së, Maqedonia ka shkelur garancitë procedurale në rast të përzënies së të huajve, pra Neini 1, nga Protokolli i shtatë i Konventës, që Maqedonia e ka ratifikuar.

Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), sipas kësaj gjykate, nuk ka dhënë fakte të besueshme për refugjaten, se paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Maqedonisë.

Latifi jeton në Maqedoni që nga viti 1999, kur ikën nga konflikti në Kosovë, por u është ndërprerë mbrojtja ndërkombëtare. Ngjashëm si ky rast, kanë pësuar edhe 162 persona tjerë, që janë të komunitetit rom të Kosovës, por refugjatë në Maqedoni, dhe që nuk janë kthyer më në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori