LAJMI I FUNDIT:

NJË POEZI PËR FADILIN

NJË POEZI PËR FADILIN
Jeff Weddle

Poezi nga: Jeff Weddle
Përktheu: Fadil Bajraj

Në një dhomë të errët në një shtëpi të qetë
vetëm pakëz para mesnate
jam sall me mendimet e mia
për të më shoqëruar.
Ndërsa diku në këtë botë,
një njeri që kurrë nuk e kam takuar
përkthen poezitë e mia
në shqip
të cilat së shpejti do të botohen në libër.
Unë jam plak dhe gjunjët, supet e mia,
sytë e mi, dëgjimi im, janë dërrmuar.
Ama unë jam duke jetuar një ëndërr.