Një person është qëlluar nga një plumb që nuk dihet drejtimi se nga ka ardhur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 01:00, në Rahovec.


Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është qëlluar nga një plumb që nuk dihet drejtimi se nga ka ardhur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe është njoftuar prokurori. /Telegrafi/