Një person dyshohet se ka pësuar lëndime në Kanionin e Mirushës këtë të shtunë, sipas një njoftimi nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK).

Përmes një postimi në Facebook, ky shërbim bëri të ditur se ekipet e shpëtimit janë nisur menjëherë në një operacion emergjent pas pranimit të një thirrjeje urgjente.


"Pas pranimit të thirrjes urgjente në qendrën e thirrjeve, shpëtuesit malor të ShKShMK janë nisur në një operacion shpëtimi në Kanionin e Mirushës. Sipas informacioneve të para kemi të bëjmë me një lëndim të një qytetari, ekipet tona janë në vendngjarje. Në vazhdim do të njoftoheni me detajet e zhvillimit të operacionit", thuhet në njoftim.

Nuk janë dhënë ende detaje të tjera mbi gjendjen e të lënduarit apo shkaqet e incidentit. Autoritetet po vazhdojnë punën në terren.