Një pastor pretendon se ka zgjidhur misterin e një ure nga e cila 50 qen kanë kërcyer, duke mos mbijetuar.

Që nga viti 1950 Overtoun Bridge në Dumbarton, Skoci është njohur si skena e tragjedive të çuditshme të kafshëve.


Siç është bërë e ditur, aty, qindra qen janë hedhur jashtë strukturës 15 metra në grykën poshtë.

cc2 3

Madje, disa raporte lokale sugjerojnë që deri në 600 qen kanë rënë nga ura, edhe pse fatmirësisht shumica kanë mbijetuar.

Ndërkohë që numri i jo të mbijetuarve vazhdon të rritet, një pastor që jeton në një vilë aty pranë, është përpjekur të zgjidhë misterin një herë e përgjithmonë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

cc3 3

Bob Hill beson se qentë janë “provokuar” për të kërcyer nga një valë nga era e kafshëve nën gryka.

"Qentë kapin aromën e disa gjitarëve të vegjël dhe pastaj ata do të hidhen nga muri urës", citohet të ketë thënë Hill.

"Dhe për shkak se është e ngushtë, ata vetëm do të përmbysen".

cc4 3

Pastori drejton një qendër lokale për gratë në krizë dhe, që nga transferimi në Overtoun House me gruan e tij 20 vjet më parë, ka parë një numër të qenve që bien mbi shkëmbin poshtë.

Megjithatë, ka shumë njerëz që nuk janë të bindur nga teoria e “gjitarëve të vegjël” të pastorit. /Telegrafi/