Arrestohet një pasagjer autobusi, transportoi marihuanë në pikë kalimin kufitar në Vërmicë

Një person është arrestuar pasi që si pasagjer përmes autobusit privat ishte duke transportuar lëndë narkotike të llojit marihuanë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 23:10 në Pikën Kufitare në Vërmicë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, si pasagjer përmes autobusit privat ishte duke transportuar lëndë narkotike të llojit marihuanë me peshë afërsisht rreth 700 gram. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/12/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































