LAJMI I FUNDIT:

Një objekt misterioz u pa duke fluturuar mbi aeroplanët Red Arrows’ gjatë kurorëzimi të Mbretit Charles

Një objekt misterioz u pa duke fluturuar mbi aeroplanët Red Arrows’ gjatë kurorëzimi të Mbretit Charles

Një fotograf shkrepi një foto të një “UFO-je” gjatë kurorëzimit  përderisa aeroplanët “Red Arrows” fluturonin në qiejt e Londrës.

Simon Balson, 59 vjeçar, po fotografonte shfaqjen ajrore, e cila nuk u zhvillua sipas planifikimeve për shkak të motit me shi – kur vuri re objektin e pazakontë.

Fotografi thotë se ai “nuk e ka idenë” se çfarë ishte ai objekt, duke shtuar se kohët e fundit ka pasur “shumë pamje të pashpjegueshme” në zonën e Londrës Lindore, raporton Mirror, përcjell Telegrafi.


Fotot e shkëlqyera shfaqin aeroplanët “Red Arrows” duke fluturuar drejt qendrës “Mall” në Londër, por pak sipër tyre rrinte pezull një objekt i kuq.

Për shkak të motit të keq që mbretëroi gjatë eventit, ai nuk i kishte kontrolluar fotot deri në mëngjesin e djeshëm kur ka pikasur objektin e pazakontë në njërën prej fotografive.

Balson tha: “Po shkrepja disa fotografi nga kati i 13-të i pallatit tim në Limehouse, teksa aeroplanët fluturonin mbi qytet”.

“Moti ishte i keq, kështu që nuk kishte zogj në ajër, dhe unë nuk mund t’i shihja aeroplanët kështu që nuk i kontrollova fotot deri më vonë”, shtoi tutje ai.

“Megjithatë, kur e vura re, pashë këtë objekt të çuditshëm dhe thjesht mendova ‘çfarë dreqin është ai objekt’. Përmirësova imazhin dhe u përpoqa të rrisja specifikat për të parë se çfarë ishte, duket si një gogël pluskuese apo diçka e ngjashme”, vazhdoi ai.

Ndër të tjera, fotografi në fjalë tha se gjithçka që mund të kishte nxjerrë nga kjo foto ishte ishte majë të kuqe, por se thjesht nuk e kishte idenë se çfarë mund të jetë ajo.

“Ka pasur shumë pamje të çuditshme ‘UFO’ kohët e fundit, kështu që mendova se njerëzit e tjerë mund të ishin në gjendje të hamendësonin se çfarë ishte ai objekt”, deklaroi Simon. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Interesante
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Bllokohen 8 nga 12 tualetet, piloti i aeroplanit me 300 pasagjerë në bord kthehet në gjysmë të rrugës – udhëtonte nga Çikago në Delhi

Interesante
E ëma i hëngri akulloren, 4-vjeçari nga Wisconsin i telefonon policisë

E ëma i hëngri akulloren, 4-vjeçari nga Wisconsin i telefonon policisë

Interesante
Huti rrezikon jetën e banorëve të një qyteti të tërë

Huti rrezikon jetën e banorëve të një qyteti të tërë

Fun
Shikoi me kujdes derisa u largua pronari, për t’ia pirë birrën nga gota (Foto)

Shikoi me kujdes derisa u largua pronari, për t’ia pirë birrën nga gota (Foto)

Kalo në kategori