LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 13° cloudy

“Një numër jo i vogël i drejtorive udhëhiqen nga gratë” – Nënkryetarja thotë se gjithëpërfshirja në Gjilan është në nivel të kënaqshëm

“Një numër jo i vogël i drejtorive udhëhiqen nga gratë” – Nënkryetarja thotë se gjithëpërfshirja në Gjilan është në nivel të kënaqshëm

Në kuadër të rolit të gruas në krijimin e komunave gjithëpërfshirëse, është mbajtur takimi me anëtaret e grupeve joformale të grave nga komunat e Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë.

Në këtë takim ishte pjesëmarrëse edhe nënkryetarja e komunës, Leonora Morina – Bunjaku e cila theksoi se gjithëpërfshirja në Komunën e Gjilanit është e kënaqshme.

Ajo thekson se një numër jo i vogël i drejtorive udhëhiqen nga gratë, derisa sipas saj, në arsim e shëndetësi kjo numri i të punësuarave është kryesisht i gjinisë femërore.


“Ne kemi mbështetë me grante edhe bizneset që udhëhiqen nga grat, kemi subvencionuar fermerët dhe po ashtu po i mbështesim edhe nënat lehona për fëmijët e lindur”, tha Morina Bunjaku.

Ajo tregoi se gratë dhe komunitetet jo shumicë ishin të pranishëm edhe në buxhetimin me pjesëmarrje, ku kanë vendosur për projektet që do të realizohen në lokalitetet e tyre.

“Projektet për gratë e kanë mbështetjen e kryetarit të komunës së Gjilanit Alban Hyseni dhe kemi vizion dhe shpresojmë se gjithë përfshirja do të jetë në nivel në të ardhmen”, tha Morina Bunjaku.

Më pas diskutimet kishin të bëjnë kryesisht me parimet e komunës gjithëpërfshirëse, liderishipi i grave dhe rëndësia e përfaqësimit në qeverisjen lokale, ndërtimi i politikave të qasshme për të gjithë, praktikat e ndërgjegjësimit dhe inkurajimit të pjesëmarrjes. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në ndarjen e mandateve

Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në ndarjen e mandateve

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Amerika
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Kalo në kategori