LAJMI I FUNDIT:

Një nga Toyotat më të rralla shfaqet në shtëpinë australiane të ankandeve

Një nga Toyotat më të rralla shfaqet në shtëpinë australiane të ankandeve

Një Toyota Mega Cruiser i vitit 2000 po shkon drejt ankandit pasi që u përdor në xhirimet e një filmi të Hollywood në Australi.

Duke u frymëzuar nga dizajni i Humvee, Mega Cruiser fillimisht ishte krijuar si një veturë ushtarake, së bashku me një numër të vogël të prodhuar për përdorim civil të prodhuara nga Toyota pë tregun me pakicë, siç raporton DriveDrive, transmeton Telegrafi.


Ky Mega Cruiser i veçantë është një version ushtarak, siç edhe është përshkruar në reklamën e ankandit nga Lloyd – me më pak se 2500njësi të prodhuara – edhe pse mendohet se afro vetëm 900 njësi kanë mbetur në botë.

U importua në Australi për xhirimet e filmit të vitit 2021 Godzilla vs Kong, përpara se të përfundonte tek Tank Ride tani më i mbyllur në Queensland, dhe tek odometri shfaq 76,686 kilometra të kaluara.

Përderisa Lloyds pretendon se vetura nuk mund të regjistrohet, mund të jetë e mundshme që të bëhen ndryshime inxhinierike tek Mega Cruiser në mënyrë që ajo të përshtatet me rregullat shtetërore të Australisë, siç është bërë edhe me një numër të Humvee-ve ushtarak të importuara në vend – edhe pse me kosto të mëdha.

Mega Cruiser fuqizohet nga një motor me katë cilindra turbo-dizel 4.1 litërsh, duke dërguar 114kW dhe 382Nm tek boshtet e portalit nëpërmjet transmisionit me katër shpejtësi të prodhimit japonez Aisin dhe një bllokimi diferencial qendror me dy shpejtësi.

Edhe pse është më e gjatë se 5 metra, vozitja me të 4 rrotat e ndihmon që të kalojë nëpërmjet qosheve të ngushta, përderisa bllokadat diferenciale të përparme dhe të pasme ndihmojnë në forcën tërheqëse në terrenet “off-road, me një diferencial me rrëshqitje të kufizuar Torsen që ndihmon pjesën tjetër të kohës. /Telegrafi/