Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.SH, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “privim i kundërligjshëm nga liria”.
Në njoftimin e bërë nga Gjykata Themelore në Pejë thuhet se “Me datë 18.02.2021, rreth orës 17:25 min, me përdorim të armës dhe maskës e privon kundërligjshëm personin tjetër nga liria me qëllim për ta detyruar të dëmtuarën në bashkëjetesë.
“Në atë mënyrë që pasi pajiset me armë, maskë dhe brisk, merr veturën e tij, e përcjellë të dëmtuarën dhe pasi vëren që e njëjta ishte rrugës me babain e saj, ndalon veturën dhe pasi del nga vetura, nën kërcënim me armë dhe i maskuar, e fut me forcë në veturë të dëmtuarën dhe largohet në drejtim të panjohur deri sa pas aksionit të policisë të njëjtit arrijnë ta gjejnë dhe arrestojnë, pas arrestimit të pandehurit ia konfiskojmë armën për të cilën është konstatuar se nuk ka leje nga organet kompetente.
“Me këto veprime i pandehuri kishte për të kryer veprat penale privim i kundërligjshëm nga liria nga neni 193 par.3 lidhur me par.1 dhe nenin 77 të KPRK-së dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366, par. 1 të KPRK-s”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim thuhet se të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
“Gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i njëjti i ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet dhe se gjatë procedurës hetimore do të dëgjohen dëshmitarët respektivisht të dëmtuarit, ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku se i njëjti mund të ndikojë në drejtim të ndryshimit të deklaratave të tyre, e me këtë të pengohet rrjedha normale e procedurës. Gjithashtu, pesha e veprave të kryera penale, mënyra dhe rrethanat e kryerjes së veprave penale dhe karakteristikat personale të pandehurit, tregojnë ekzistimin e rrezikut real se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, i njëjti mund të përsërisë veprat e njëjta penale apo të natyrës së ngjashme”, thuhet në njoftim.
Gjykata sipas detyrës zyrtare por, edhe sipas propozimit të mbrojtësit të pandehurit vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë mirëpo, vlerësoi se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Durrësi e nis më herët sezonin turistik

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja