LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për burrin që dyshohet se vrau gruan e tij në Prizren

Një muaj paraburgim për burrin që dyshohet se vrau gruan e tij në Prizren

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit B.V që dyshohet se vrau gruan e tij në Prizren, Armenda Aliu.

I njëjti dyshohet se ka shkrepur armën 15 herë në drejtim të gruas së tij.

“Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 07.08.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 06.09.2019”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.


Viktima, Armenda Aliu është vrarë ditën e marte. Rasti ka ndodhur në rrugën “Hysni Morina” në Prizren pas orës 23:00.

“Njësitë e hetimeve dhe krim teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë”, kishte njoftuar Policia e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bllokohet rruga në afërsi të pikës kufitare në Merdar

Bllokohet rruga në afërsi të pikës kufitare në Merdar

Lajme
Gjendja aktuale në pikat kufitare me Serbinë

Gjendja aktuale në pikat kufitare me Serbinë

Lajme
Hapet shkolla e parë për Inteligjencën Artificiale: Flet themeluesi, Valon Canhasi

Hapet shkolla e parë për Inteligjencën Artificiale: Flet themeluesi, Valon Canhasi

Elfije Boletini
Maqedonci në Gjermani: Kosova do të dhurojë një flotë automjetesh për Ukrainën

Maqedonci në Gjermani: Kosova do të dhurojë një flotë automjetesh për Ukrainën

Siguri
Çfarë solli vizita e Lajçakut në Kosovë, sipas analistëve

Çfarë solli vizita e Lajçakut në Kosovë, sipas analistëve

Lajme
Për herë të parë Policia e Kosovës bëhet me himnin dhe marshin e saj

Për herë të parë Policia e Kosovës bëhet me himnin dhe marshin e saj

Lajme
Kalo në kategori