LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim katër të dyshuarve për grabitje të armatosur në Gjakovë

Një muaj paraburgim katër të dyshuarve për grabitje të armatosur në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të pandehurve S.P., J.P., B.N. shtetas të Republikës së Kosovës dhe G.V. shtetas i Republikës së Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se të pandehurit S.P., J.P., B.N. dhe G.V. dyshohen se më 14 maj 2019 në Gjakovë, me qëllim që vetës t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme fillimisht kanë ndarë rolet, ku me të ardhur nga Prishtina i dëmtuari Rr.K. me qëllim të blerjes së narkotikëve, pasi është takuar me të pandehurit dhe kanë shkuar me veturë te pishat në “Shkugëz” i pandehuri G.V. i ka vendosur revolen në stomak të dëmtuarit Rr.K. duke e pyetur se ku janë paratë, më pas pasagjeri tjetër i dyshuar nxjerr edhe ai revolen duke ja drejtuar dhe thënë, “ngutu më shpejt paret”, me ç’rast i pandehuri G.V. i merr nga xhepi i të dëmtuarit shumën e parave në vlerë prej dymijë e pesëqind (2500) euro dhe largohen në drejtim të panjohur duke e lënë të dëmtuarin në rrugë, transmeton Telegrafi.

Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej tridhjete (30) dite, të cilëve do të ju llogaritet koha prej arrestimit më 14 maj 2019 dhe do të zgjasë deri më 13 qershor 2019.


Gjyqtari i procedurës paraprake, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepër penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurve në liri ekziston rreziku i ikjes dhe në këtë mënyrë të pengojnë hetimet, duke ndikuar te dëshmitarët dhe dëshmitë eventuale që mund të paraqiten si prova në procedurë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit.

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Kalo në kategori