LAJMI I FUNDIT:

Një muaj arrest shtëpiak ndaj tre të pandehurve për lëndim të rëndë trupor dhe dëmtim të pasurisë

Një muaj arrest shtëpiak ndaj tre të pandehurve për lëndim të rëndë trupor dhe dëmtim të pasurisë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak një (1) muaj të pandehurve V. H., A. H. dhe A. H.(2), për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale lëndim i rënd trupor dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

“Me date 27.11.2020 rreth orës 15:00 min, në fshatin Carrallug të Malishevës, të pandehurit me dashje dhe me mjete të rrezikshme i shkaktojnë lëndime të rënda trupore të dëmtuarve A. G. dhe Z. G. që të dy nga fshati Balincë i Malishevës.  Të pandehurit, pasi i rrahin të dëmtuarit, i’u dëmtojnë kamionetin e tyre duke ja thyer xhamat me mjete të forta”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës për medie, me këto veprime të pandehurit V. H., A. H. dhe A. H.(2), dyshohen të kenë kryer dy vepra penale, “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “ Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, vepra këto të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gëzim Pozhegu pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve, si masë më e arsyeshme në këtë fazë të procedurës penale. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori