Një imazh prej një grumbulli gurësh është bërë viral në TikTok pas të cilëve thuhet se fshihet një mesazh, por jo të gjithë mund ta shohin.

Në epokën e sotme dixhitale, platformat e medieve sociale shërbejnë si “fole” për përhapjen e shpejtë të përmbajtjes, veçanërisht iluzionet optike si kjo e fundit, transmeton Telegrafi.


Iluzionet optike, duke qenë tërheqëse vizualisht, shpërndahen shumë në rrjetet sociale e sidomos kur pas tyre fshihet një mesazh.

Tani, së fundmi një imazh i gurëve të grumbulluar ka zgjuar kureshtjen shumë përdoruesve në TikTok që në parim duket i thjeshtë, por sipas përdoruesve fsheh diçka.

@journey0111

Visit TikTok to discover videos!

Për të parë mesazhin që fshihet tek ky imazh (si duket i gjeneruar me AI) duhet të hapni e mbyllni sytë shumë shpejtë derisa shikoni imazhin, por disa thonë se edhe duhet të zvogëloni edhe fokusin e syve për ta parë.

Fotografia është bërë aq virale sa disa njerëz thonë se nuk mund ta gjejnë mesazhin brenda (disa thonë se mund ta shohin vetëm një kryq).

@mitchck

Hidden message in the AI picture of rocks? What does it say? Revealed. THE STONES WILL CRY OUT. Reference to a passage in Luke in the Bible #thestoneswillcryout

Vlogeri Mitch Clark ka bërë një video sipas të cilës shpjegon qartë se çfarë fshihet në fotografi. /Telegrafi/