LAJMI I FUNDIT:

Një klub anglez bën çmendurinë – kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë – kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub i Ligës Premier raportohet se ka kërkuar 86 milionë euro kompensim për të liruar trajnerin e tyre të largohet në drejtim të Bayern Munich.

Gjiganti gjerman mbetet në kërkim të një trajneri të ri për të zëvendësuar Thomas Tuchelin i cili do të largohet në fund të sezonit.

Bayerni është lidhur me Xabi Alonson dhe Julian Nagelsmann, por që të dy trajnerët refuzuan ofertat nga bavarezët duke preferuar të qëndrojnë tek Leverkuseni dhe Gjermania respektivisht.

Por, sipas asaj që raporton Daily Mail, Bayerni tashmë ka kontaktuar një tjetër trajner të Ligës Premier, vetëm për të mbetur të dëshpëruar nga përgjigja që morën.

Bavarezët thuhej se ishin të etur për të emëruar trajnerin e Crystal Palace, Oliver Glasner, i cili ka impresionuar që prej kalimit të tij në Angli në shkurt.

Palace ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e tyre të fundit në Ligën Premier, duke përfshirë fitoren me rezultat të thellë 4-0 nda Man Unitedit dhe Bayerni besohet se ka bërë një ofertë prej 15.5 milionë eurosh.

Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena
Lexo po ashtu Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Sidoqoftë, pronari i Crystal Palace, Steve Parish, e ka refuzuar atë ofertë dhe besohet se ka kërkuar një kompensim rekord prej 86 milionë eurosh për të lejuar largimin e Glasner.

Jo befasisht, Bayerni e refuzoi këtë kërkesë të Crystal Palace, dhe për ta ilustruar më mirë kjo shumë është më e madhe se sa ajo që Real Madridi pagoi për transferimin e Cristiano Ronaldos në Spanjë (80 milionë euro)./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Përfaqësueset
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Përfaqësueset
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë

Përfaqësueset
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Përfaqësueset
E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

E kryer, Bayern Munich bën goditjen e madhe nga Anglia

Bundesliga
Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori