LAJMI I FUNDIT:

Një kapsulë për një ditë të tërë: I vetëshpalluri “udhëtar në kohë” zbulon atë që njerëzit do të hanë si ushqim në vitin 2075

Një kapsulë për një ditë të tërë: I vetëshpalluri “udhëtar në kohë” zbulon atë që njerëzit do të hanë si ushqim në vitin 2075

Një i vetëshpallur “udhëtar në kohë” ka vendosur të na tregojë të gjithëve ushqimin që do të konsumojmë nga viti 2075, në përpjekje për të dëshmuar se ai me të vërtetë po na viziton nga e ardhmja.

“Udhëtari në kohë”, i cili njihet si ‘Kasper’, u intervistua nga Apex TV, pasi më parë u kishte thënë atyre se do të ketë një ‘përmbytje të madhe’ në vitin 2063, përcjell Telegrafi.

“Kjo është për shkak të ngrohjes globale në të gjithë botën – pllakat e akullit do të shkrijnë dhe do të përmbytin vijën bregdetare të Shteteve të Bashkuara dhe shumë vendeve të tjera në botë”, citohet të ketë thënë ai.


“Duke qenë nga e ardhmja, unë kam shumë detaje tronditëse për t’ju thënë – por është e vështirë të komunikosh detaje të tilla”, ka shtuar tutje Kasper.

“Unë do t’ju tregoj rreth ushqimit, nga e ardhmja. Këtu është ushqimi aktual nga viti 2075”, ka thënë Kasper derisa mbante një kavanoz të vogël të mbushur me topa të vegjël, të bardhë.

“Nuk mund të them më shumë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

https://www.youtube.com/watch?v=PONjJUEJVwo&feature=emb_title

“Ajo që mund të them është se këto janë kapsula individuale, dhe duke marrë vetëm një kapsulë ju mund të jetoni për një ditë të tërë. Ju merrni një kapsulë të tillë në ditë”.

Madje, sipas tij “Nuk do të ketë më uri në Tokë, pasi do të ketë ushqim falas që u jepet të gjithëve”.

“Në vend që të keni nevojë për mini-vakte gjatë gjithë ditës, gjithçka që ju nevojitet është një nga këto dhe ju do të qëndroni gjallë gjatë gjithë ditës”, shtoi Kasper.

Në video, ai ka folur edhe për ‘detaje të mëdha tronditëse’ për vitet në vazhdim, përfshirë vitin 2028, i cili siç duket është kur jashtëtokësorët do të bëhen “NJË GJË” (e njohur për ne). /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Brenda bunkerit luksoz ku do të strehohen njerëzit më të pasur të botës nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore

Brenda bunkerit luksoz ku do të strehohen njerëzit më të pasur të botës nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore

Interesante
Burri që vendosi një kafaz rreth kokës për ta lënë duhanin: Historia e turkut që bëri bujë nëpër botë

Burri që vendosi një kafaz rreth kokës për ta lënë duhanin: Historia e turkut që bëri bujë nëpër botë

Interesante
Teoritë më të çuditshme konspirative për Barron Trump, djalin e vogël të presidentit amerikan

Teoritë më të çuditshme konspirative për Barron Trump, djalin e vogël të presidentit amerikan

Interesante

"Lulja e kufomës" lulëzon pas shtatë viteve - bima e rrallë me erë "vdekjeprurëse" tërheq mijëra vizitorë

Interesante
Vrapuesi i maratonës së akullit thyen rekordin botëror

Vrapuesi i maratonës së akullit thyen rekordin botëror

Fun
Astronautët e NASA-s do të përballen me pasoja të tmerrshme nëse nuk e bëjnë këtë veprim pasi të kthehen

Astronautët e NASA-s do të përballen me pasoja të tmerrshme nëse nuk e bëjnë këtë veprim pasi të kthehen

Interesante
Kalo në kategori