LAJMI I FUNDIT:

NJË KALIMTAREJE

NJË KALIMTAREJE

Poezi nga: Charles Baudelaire
Përktheu: Mirela Leka Xhava

Rruga e zhurmshme klithte përreth meje
E gjatë, e hollë, në zi të madhe, dhimbje madhështore,
Një grua më kaloi pranë, me një dorë luksoze
Ngriti duke tundur fustanin dhe kindet

E shkathët dhe fisnike, me këmbën e saj si statujë.
Piva, i tensionuar si një njeri ekstravagant,
Në syrin e saj, qielli i ndezur ku mbin uragan,
Ëmbëlsi që magjeps dhe kënaqësi që vret.


Një shkëndijë … pastaj natë! – Bukuri e arratisur
Vështrimi i së cilës papritmas më bëri të rilind
A do të të shoh më apo vetëm në përjetësi?

Diku tjetër, shumë larg nga këtu! shumë vonë ! kurrë ndoshta!
Sepse unë nuk e di ku po vraponi, ju nuk e dini ku po shkoj,
O ju që do të të kisha dashur, o ju ku i dihej!

NJË KALIMTAREJE (përkthyer nga Durim Taçi)
Lexo po ashtu NJË KALIMTAREJE (përkthyer nga Durim Taçi)