Një kabinë tualeti portative ra nga një lartësi e madhe në një urë të mbushur me vetura në Seville

Një kabinë tualeti portative ka rënë nga Ura Centenario në Seville të enjten pasdite.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një urë që është aktualisht në ndërtim e sipër.
Objekti ra në mes të rrugës, duke u bërë copë-copë dhe duke shpërndarë përmbajtjen e saj.
Trafiku u ndërpre, por nuk u raportuan të lënduar ose dëme materiale, sipas gazetës lokale Diario de Sevilla.
Incidenti u regjistrua në një video të postuar nga një profil në TikTok ku tregohet tualeti duke u shembur ndërsa lëvizej nga një vinç në vendin e ndërtimit në urë për të zëvendësuar kabllot e infrastrukturës.
Kabina ra në korsinë qendrore të autostradës, duke bllokuar kalimin e makinave që kalonin urën me shpejtësi të ulët, siç shihet në video.
Pavarësisht trafikut të rënduar në atë kohë, pajisja nuk ra mbi asnjë nga automjetet. /Telegrafi/

















































