Alicia Bettsworth nga Sussex i Anglisë, ka vendosur tri shtresa të nxirjes artificiale dhe ka fjetur, duke mos u kujdesur që ta pastrohet në kohën e duhur.

Për pasojë, trupi 18-vjeçares është nxirë në masë të madhe, ndërsa ka edhe shenja dhe njolla të shumta, transmeton Telegrafi.


Nxirja artificiale nuk shkoi si duhet qendroi nje jave mbyllur se dukej keq foto 2 Lëkura me nxirje enorme

Adoleshentja ka menduar se ka marrë ngjyrën e duhur, por është tmerruar kur ka parë se sa e errët duket lëkura saj.

“Më dukej sikur të kisha rënë në çokolatë të djegur, pamje neveritëse dhe e frikshme”, ka thënë Bettsworth lidhur me rastin.

Nxirja artificiale nuk shkoi si duhet qendroi nje jave mbyllur se dukej keq foto 3 Shumë shenja dhe njolla

Për shkak të kësaj ndodhie, ajo mbeti një javë në shtëpi dhe nuk shkoi as në punë. /Telegrafi/