Marrëveshjet e koalicionit që nënshkroi Lidhja Demokratike e Kosovës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate janë bërë publike qysh atë ditë kur edhe janë nënshkruar, ndërsa përkundër deklaratës së liderit të LDK-së, Isa Mustafa se edhe marrëveshja e nënshkruar me Listën Serbe do të publikohet, kjo marrëveshje ende nuk është bërë publike.
Kandidati për kryeministër të qeverisë së re nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti të mërkurën e 29 prillit bëri të ditur se ka përfunduar tashmë marrëveshja për koalicion edhe me Listën Serbe.
Vetëm dy ditë më vonë, të premten më 1 maj, gjatë konferencës për medie, lideri i LDK-së, Isa Mustafa deklaroi se gjatë asaj dite do ta publikonin marrëveshjen me Listën Serbe, e megjithëse po bëhet një javë, ajo marrëveshje nuk u publikua.
“Që të mos ketë asgjë të panjohur për marrëveshjen ne do ta publikojmë marrëveshjen, mund ta publikojmë sot marrëveshjen me Listën Serbe, kështu që marrëveshja do të jetë e njohur për krejt opinionin. Asgjë nuk ka në atë marrëveshje që nuk ka edhe në tjerat marrëveshje me subjektet e tjera dhe asnjë detyrim nuk është marrë specifik ndaj Listës Serbe, ose për listën serbe”, pati deklaruar Mustafa, javën e kaluar.
Telegrafi ka kontaktuar me zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ka kërkuar këtë dokument, por nuk ka marrë përgjigje.
Ndërkaq, për këtë marrëveshje nuk dihet detaje edhe pse gjatë konferencave për medie është deklaruar se Lista Serbe do të ketë po aq pjesëmarrje në qeverinë e re, sa ka edhe në Qeverinë Kurti.
Kështu tha Hoti gjatë javës se kaluar kur u pyet për këtë temë.
“Po ka përfunduar me Listën Serbe dhe ata do të kenë pjesëmarrje njësoj siç kanë pasur edhe në Qeverinë tash që është në detyrë”, tha Hoti.
Ndërsa, të njëjtën gjë e përsëriti gjatë një konference edhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi.
“Në parim kur kemi diskutua me ta ne ju japim përgjegjësi kushtetuese dhe pak a shumë sa kanë pasur në Qeverisë Kurti”, tha Abrashi.
Ndërkaq, për marrëveshjen e LDK-së me AAK-në ishin bërë të ditura detajet menjëherë pas nënshkrimit.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit që pati me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kandidatin për kryeministër, Avdullah Hoti njoftoi se partia e tij do t’i udhëheqë katër ministri në Qeverinë e ardhshme.
“Kemi zëvendëskryeministër Besnik Tahirin, Ministrinë e Punëve të Jashtme do ta udhëheq Meliza Haradinaj, Ministrinë e Drejtësisë do ta udhëheq Selim Selim, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik do ta udhëheq Blerim Kuçi, dhe Ministrinë e Arsimit, Ramë Lika”, tha ai.
Pothuajse e njëjta situatë ishte edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes me Nismën Socialdemokrate.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, dhe ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale janë ministritë që pritet t’i drejtojë Nisma Socialdemokrate nëse votohet qeveria e re.
Në bazë të kësaj marrëveshje, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të jetë zëvendëskryeministër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa