Një gruaje i bie të fikët dhe rrëzohet në shinat e metrosë në Turqi - shpëtohet në momentet e fundit nga qytetarët

Një gruaje i është shpëtuar jeta në shtetin turk pasi i kishte rënë të fikët në një metro.
Gruaja me inicialet I.G. i ka rënë të fikët dhe u rrëzua në shinat e metrosë në Çankaya.
Gruaja 61-vjeçare u shpëtua nga qytetarët e rastit para se treni të arrinte në stacion.
Ngjarja ka ndodhur dje në stacionin e metrosë Kızılay në lagjen Çankaya të Ankarasë, raporton t24.
Ajo është dërguar në spital me autoambulancë dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile.
Shkaku i incidentit, të gjitha trenat u vonuan rreth gjysmë ore. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/09/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































