Një grua u zgjua në mes të natës dhe pa një skenë të rrallë

Një natë, rreth orës tre e gjysmë të mëngjesit, brazilianen Luciana Castello Branco e zgjoi nga gjumi sjellja e çuditshme e qenushes së saj Pinga.
Kur u ngrit për të parë se çfarë po ndodhte, e priti një pamje që do ta mbante mend gjatë. Nga ballkoni pa një paradë të kapibarëve që marshonin përgjatë rrugës së saj.
Gjithçka nisi kur Pinga papritmas u hodh nga shtrati dhe vrapoi drejt ballkonit. Luciana e ndoqi, dhe kur shikoi përmes gardhit, menjëherë kuptoi se çfarë kishte shqetësuar qenin.
Në një rresht të rregullt, rrugën po e kalonte një grup kapibarash. Këto kafshë të qeta dhe simpatike janë gjitarët më të mëdhenj gjethorë në botë dhe natyrshëm jetojnë në këtë zonë të Brazilit.
“Ishin aty, të gjithë në rresht,” rrëfeu Luciana për The Dodo. “Menjëherë mora telefonin dhe i filmova”.
Ndryshe, Kapibara është gjitar i madh, më i madhi midis gjitarëve gjethorë (glodharëve) në botë. /Telegrafi/




















































