Një grua në Rusi kërcënon shoferin e taksisë me hanxhar sepse nuk i pëlqente muzika që ai po luante

Ky është momenti i tmerrshëm kur një grua ruse kërcënon shoferin e taksisë së saj me një hanxhar të madh sepse nuk e duron dot muzikën që e kishte lëshuar në taksinë e tij.


Pamjet tregojnë personin që mban thikën duke kërkuar me zemërim këngë "chanson" në vend të saj - muzikë pa mungesë tekstesh.

Pasagjerja kërkon nëpër çantën e saj disa momente para se ta tundë hanxharën pranë fytyrës së shoferit.

Në një moment paniku, burri lëkundet anash, duke u përpjekur të qëndrojë larg tehut, transmeton Telegrafi.

Pasi i mbajti duart lart nga tmerri, shoferi kaloi në stacionin e preferuar radiofonik të gruas dhe vetëm atëherë ajo e uli tehun vdekjeprurës që mbante.

Udhëtimi nga ferri ishte një udhëtim në qytetin Samarë, Rusi, dhe përfundoi me shoferin e taksisë që e la gruan misterioze në një varrezë lokale.

Skena tronditëse u kap nga një kamera brenda taksisë me gruan që rrinte shtrirë në ulësen e pasme. /Telegrafi/