LAJMI I FUNDIT:

Një grua hedh pijen në fytyrën e kryeministrit irlandez, pastaj largohet me shpejtësi

Një grua hedh pijen në fytyrën e kryeministrit irlandez, pastaj largohet me shpejtësi

Kryeministrit të Irlandës, Leo Varadkar i është hedhur një pije në fytyrë ndërsa fliste para kamerave në një park në Dublin.

Një video e incidentit, është përhapur në të gjithë rrjetet sociale, me shumë që dënojnë veprimet e gruas së paidentifikuar, përcjell Telegrafi.


Në video, ai shihet duke folur para kamerave kur i afrohet një grua me maskë që mban një skateboard.

Ajo i hedh një pije në fytyrë para se të kthehet dhe të ikë.

Udhëheqësi i “Fine Gael” mund të shihet duke u përpjekur të thahet para se të ndërpritet videoja.

Ka pak informacion zyrtar në dispozicion në lidhje me incidentin, megjithatë shumë kanë shpejtuar ta dënojnë incidentin, me gazetarin e Newstalk, Darren Cleary që shkruajti: “Ju nuk mund ta pëlqeni Leo Varadkar, mund të kritikoni politikat e tij, mund të mos bini dakord me të, por kjo është [një] gjë e keqe dhe e panevojshme për të bërë”.

Ndërkohë edhe kandidati presidencial irlandez në vitin 2018 Gavin Duffy ndau një video tjetër të incidentit nga një kënd tjetër dhe shkroi: “Çfarë gjëje tmerrësisht e shëmtuar për t’i bërë Leo Varadkar”.

“Ky është një sulm ndaj demokracisë sonë. Është raportuar se ishte kafe, por mund të ketë qenë çdo gjë duke përfshirë acid. Ne kemi nevojë për të mbrojtur më mirë politikanët tanë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Amerika
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kalo në kategori