LAJMI I FUNDIT:

Një grua e poshtëroi të dashurin në publik në momentin që ai i propozoi martesë

Një grua e poshtëroi të dashurin në publik në momentin që ai i propozoi martesë

Një propozim në publik mund të shndërrohet në një makth, ndërsa të tjerë mendojnë se është mënyra më romantike për të treguar dashurinë tuaj për dikë tjetër.

Një burrë mendoi se kishte organizuar propozimin e fundit romantik kur u ul në një gju përpara të dashurës në një restorant të ushqimit të shpejtë në ditën e Shën Valentinit.

Djaloshi e kishte gostitur të dashurën me pulë dhe patate të skuqura në Mambo’s Chicken në Harare, Zimbabve, përpara se të shtronte pyetjen.


Fatkeqësisht, pasi i dashuri nxori unazën e fejesës, gruaja e refuzoi propozimin para një turme të njerëzve.

https://www.youtube.com/watch?v=YfY2UkPGj-w

Madje, ai kishte punësuar një ekip video për të regjistruar momentin e madh.

Në një kthesë dramatike të ngjarjes, gruaja tentoi të largohej nga restoranti, por i dashuri u pa duke u hedhur në dysheme dhe duke e kapur për kyçet e këmbës.

Gruaja e zemëruar më pas mund të shihej duke u liruar dhe duke e goditur me një lodër gjigante që ai i kishte blerë asaj si një gjest romantik, përpara se të dilte nga restoranti.

Videoja ka ngjallur reagime të ndryshme në internet, ku disa përdorues të rrjeteve sociale e dënojnë veprimin e gruas për poshtërimin që i bëri të dashurit të saj në publik. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur

Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur

Interesante
Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Interesante
Kolumbiani shënon rekord botëror me një marifet të çuditshëm

Kolumbiani shënon rekord botëror me një marifet të çuditshëm

Interesante
Pasagjeri paguan për ulëse afër dritares në aeroplan, në vend të saj merr një

Pasagjeri paguan për ulëse afër dritares në aeroplan, në vend të saj merr një "mur"

Interesante
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Ishte thënë se macet vrasin 700 milionë zogj në vit, qeveria skoceze konfirmon se nuk do të ndalohen këto kafshë shtëpiake

Ishte thënë se macet vrasin 700 milionë zogj në vit, qeveria skoceze konfirmon se nuk do të ndalohen këto kafshë shtëpiake

Interesante
Kalo në kategori