Një person nga Mbretëria e Bashkuar ka fituar çmimin e tretë më të madh në historinë e Llotarisë Kombëtare, duke marrë një xhekpot prej 177 milionë funtesh (214 milionë euro).
Fatlumi, i cili ka zgjedhur të mbetet anonim, doli për të pretenduar çmimin e tij në EuroMillions pas shortit të zhvilluar të martën, më 26 nëntor, shkruan DailyMail.
Operatori i Llotarisë Kombëtare, Allwyn, konfirmoi të martën se shuma e madhe prej 177,033,699.20 funtesh (214,276,278.50 euro) i është dorëzuar fituesit.
Tani, ky individ është më i pasur sesa pasuritë e kombinuara të Dua Lipës, me një vlerë të përafërt prej 104 milionë funtesh (125 milionë euro), dhe Michael Bublé, që vlerësohet rreth 63 milionë funte (76 milionë euro).
Gjithashtu, fituesi i ri është më i pasur se Adele, e cila ka një pasuri prej 170 milionë funtesh (205 milionë euro), si dhe Harry Styles dhe Anthony Joshua, që të dy kanë një pasuri prej 175 milionë funtesh (211 milionë euro), sipas listës më të fundit të të pasurve të gazetës Sunday Times.
Megjithatë, ende nuk e kalon pasurinë e Rory McIlroy (225 milionë funte/272 milionë euro), Ed Sheeran (340 milionë funte/411 milionë euro), dhe Lewis Hamilton (350 milionë funte/423 milionë euro).
Ky milioner misterioz renditet si fituesi i tretë më i madh në historinë e Llotarisë Kombëtare, pas Joe dhe Jess Thwaite nga Gloucester, të cilët fituan një xhekpot rekord prej 184,262,899 funtesh (215,587,592 euro) me një biletë Lucky Dip më 10 maj 2022.
Ndërkohë, një tjetër fitues i panjohur nga Mbretëria e Bashkuar fitoi xhekpotin rekord të EuroMillions prej 195 milionë funtesh (236 milionë euro) më 19 korrik 2022.
Andy Carter, këshilltar i fituesve në Allwyn, tha: “Jemi tejet të lumtur që ky çmim historik i EuroMillions është paguar.
“Mundësitë me këtë shumë të madhe parash janë të pafundme, dhe çfarë momenti i mrekullueshëm për ta fituar këtë çmim – pak para Krishtlindjeve.
“Ata mund të bëjnë këtë periudhë festive edhe më të veçantë, ndoshta duke kërkuar pak diell dimri ose një udhëtim festiv për blerje në New York për të festuar.
“Çfarëdo që të vendosë të bëjë ky fitues me paratë e tij, fokusi ynë tani është t’i mbështesim ata në këtë proces në mënyrë që të fillojnë të shijojnë menjëherë fitoren.”
Vetëm një pjesë e vogël e fituesve zgjedhin të ndajnë lajmin emocionues me botën.
Në vitin 2011, Colin dhe Chris Weir nga Ayrshire fituan një xhekpot prej 161 milionë funtesh (194 milionë euro). Çmimi u nda mes të dyve, secili duke marrë nga 80 milionë funte(96 milionë euro).
Fatkeqësisht, tetë vjet pas fitores, Colin ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare, duke shpenzuar vetëm gjysmën e xhekpotit, ndërsa pjesa tjetër u dhurua për familjen, miqtë dhe bamirësitë.
Gjatë viteve, disa fitues të tjerë kanë zgjedhur të mos bëjnë publike fitoret e tyre të mëdha.
Çfarë është shorti i EuroMillions?
EuroMillions është një lotari dy herë në javë, ku marrin pjesë publiku nga Mbretëria e Bashkuar dhe tetë vende të tjera evropiane.
Pjesëmarrësit zgjedhin shtatë numra, të cilët përfshijnë pesë numra kryesorë dhe dy yje.
Ka 13 nivele të ndryshme çmimesh për çdo short. Çmimi më i ulët fitohet duke qëlluar dy numrat kryesorë, ndërsa kombinimet e tjera përfshijnë pesë numra dhe një yll, katër numra dhe dy yje, dhe kështu me radhë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“O idiote ik”, G Bani eskalon në dhunë verbale ndaj Valbonës – detyrohen banorët e tjerë të ndërhyjnë

Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Iu referua si Meghan Markle, kjo e fundit i reagon aktores: Mbiemri im është Sussex

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës