Në vitin 1958, artisti Yves Klein hapi një ekspozitë të quajtur “The Void” (Boshllëku), ku vendosi një kabinë në një dhomë bosh. Mijëra vizitorë paguan për të shkuar në një galeri të Parisit, për të parë asgjë.
Pas suksesit të shfaqjes, artisti francez më pas e çoi idenë një hap më tej, duke u dhënë koleksionistëve mundësinë për të blerë një sërë hapësirash inekzistente dhe tërësisht konceptuale, në këmbim të një peshe ari të pastër.
Dhe, tani, pothuajse 60 vjet pas vdekjes së Kleinit, një nga faturat që ai shkroi për të vërtetuar pronësinë e veprave të tij të padukshme është në shitje dhe shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” vlerëson se mund të arrijë deri në 500 mijë euro.
Me përmasa më pak se 20 centimetra të gjerë, fatura jep pronësinë e një prej hapësirave imagjinare të Kleinit, të cilën ai e quajti “Zonat e ndjeshmërisë jomateriale”. I krijuar për t’i ngjasuar një çeku bankar, ai është i nënshkruar nga artisti dhe i datës 7 dhjetor 1959.
“Fatura iu dha fillimisht tregtarit Jacques Kugel dhe është ndër të paktët që mendohet se ka mbijetuar”, tha “Sotheby’s” në një deklaratë për shtyp. Kjo sepse Klein u ofroi klientëve të tij një zgjedhje: të ruanin faturën e tyre ose ta digjnin në një ritual. Nëse ata do të kishin zgjedhur këtë të fundit, do të konsideroheshin “pronari përfundimtar” i veprës së artit konceptual.
Kugel zgjodhi ta mbajë të tijën dhe që atëherë është shfaqur në institucionet kryesore të artit në të gjithë Evropën, përfshirë Galerinë “Hayward” të Londrës dhe Qendrën “Pompidou” në Paris.
Duke e krahasuar idenë e Klein, “Sotheby’s” tha se do të pranojë pagesa në kriptomonedhë.
“Sotheby’s” konfirmoi gjithashtu se personi që do ta blejë faturën “nuk do të bëhet vetëm pronari i kësaj faturë historike, por edhe i veprës së padukshme të artit të Kleinit”. /Gazeta “Si”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEsat Toptani, si pjesë e historisë së padeformuar: Nuk ishte tradhtar
Agjenti i dyfishtë i Luftës së Ftoftë: Si e mashtroi Tito, Perëndimin?
Dëshmia e fqinjit dhe varrmihësit të Musine Kokalarit: Nuk i kishte duart lidhur me tela me gjemba
Drama e panjohur e Koliqit, ku parashikohej rënia e komunizmit
LUM LUMI
BASHKËLUFTËTARËT
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq