Më shumë se 3,300 punëtorë në 70 kompani në Mbretërinë e Bashkuar, duke filluar nga bizneset e vogla lokale deri te firmat e mëdha financiare, po fillojnë testimin e një javë pune katërditore pa shkurtime pagash, si pjesë e testimit më të madh në botë të modelit të ri të punës.
Projekti pilot do të zgjasë për gjashtë muaj, i organizuar nga “Four Days a Week Globally”, në partneritet me think tank Autonomy, Fushata Katër Ditë në Javë dhe studiues nga Universiteti i Kembrixhit, Universiteti i Oksfordit dhe Kolegji i Bostonit.
Hulumtimi bazohet në modelin 100:80:100 – 100 për qind e pagës për 80 për qind të kohës së punës, në këmbim të ruajtjes së detyrueshme të produktivitetit 100 për qind, shkruan washingtonpost.
Midis atyre që marrin pjesë në këtë testim janë kompani që ofrojnë arsim, këshillim në vendin e punës, strehim, kujdes ndaj lëkurës, rekrutim punonjës ndërtimi, ushqim dhe pije dhe shërbime të marketingut dixhital.
Studiuesit do të punojnë me secilën organizatë që merr pjesë në projekt për të matur ndikimin e një jave të shkurtuar të punës në produktivitetin e biznesit dhe mirëqenien e punonjësve të tij, si dhe ndikimin në mjedis dhe barazinë gjinore.
Testimi i javës katërditore të punës, me mbështetjen e autoriteteve, duhet të fillojë më së voni këtë vit në Spanjë dhe Skoci.
Juliet Score, një profesoreshë sociologjie në Kolegjin e Bostonit dhe studiuese kryesore në projektin pilot, e përshkruan sipërmarrjen si një “eksperiment historik”.
“Ne do të analizojmë sesi punonjësit reagojnë ndaj ditës shtesë të pushimit, për sa i përket stresit dhe djegies në punë, kënaqësisë së tyre me punën dhe jetën, shëndetin, gjumin, përdorimin e energjisë elektrike, udhëtimet dhe shumë aspekte të tjera të jetës”, shpjegon ajo.
Ai shton se një javë pune katërditore konsiderohet përgjithësisht si një politikë e përfitimeve të trefishta, duke ndihmuar punonjësit, kompanitë dhe klimën.
Ed Siel, CEO i Cheriti Bank, është krenar që kjo është një nga bankat e para në Britani që pranon një javë pune katër-ditore.
“Ne kemi qenë kampionë për sa i përket punës fleksibël për një kohë të gjatë… Për Cheriti Bank, kalimi në javën katërditore është një hap i natyrshëm i ardhshëm”, tha ai.
Edhe përpara këtij projekti pilot, shumë vende vendosën të provonin një javë pune katër-ditore për të përmirësuar produktivitetin e punonjësve. Ndërsa disa ishin të kënaqur me rezultatet, disa hoqën dorë për shkak të statistikave të dobëta.
Në mars të vitit të kaluar, Spanja vendosi të provojë së zbatuari këtë model. Kompania “Telefonika” është kompania më e madhe e telekomunikacionit dhe njoftoi se do të jetë e para që do të prezantojë një javë të shëndetshme pune për punonjësit e saj.
Nuk dihen ende rezultatet përfundimtare, por qeveria spanjolle ka vendosur të investojë rreth 50 milionë euro në kostot e programit pilot, gjë që shumë e kundërshtuan. Ka frikë se programi kërkon shumë para, të cilat nuk mund të sigurohen nga muaji në muaj, ndërsa disa e quajtën testin një “projekt çmendurie”.
Situata është e ngjashme në Suedi. Periudha e provës tashmë ka përfunduar dhe dita e punës zgjati gjashtë në vend të tetë orësh. Pozita e punëtorëve është përmirësuar, por ka ende disa pengesa.
Më pak orë pune i bënë punonjësit të lumtur dhe të pa ngarkuar, më pak të lodhur dhe më produktivë. Të gjitha këto janë pluset e pilot programit, i cili është zbatuar vetëm në një qytet.
Autoritetet suedeze kanë arritur në përfundimin se zbatimi i një jave të shëndetshme pune do të dëmtonte shumë buxhetin e vendit dhe se zbatimi në të gjithë territorin për momentin nuk është i mundur.
Kompanitë në vendin skandinav kanë shprehur dëshirën për të provuar eksperimentin, nëse shteti mund t’u japë atyre ndihmë financiare. Duke qenë se nuk u miratua, projekti u ndërpre pavarësisht rezultateve pozitive dhe pret një situatë më të favorshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja