Banorët e fshatit Sopot që një ditë më parë u liruan nga akuza, po shijon lirinë në fshatin dhe gjirin e tyre familjarë. Lot dhe gëzim, kjo ishte atmosfera. Derisa Samet Lutfiu, Sulejman Sulejmani, Zenel Klaiqi dhe të tjerët i gëzoheshin lirisë, motra e të ndjerit Samet Limani me lot në sy shprehet se vëllai i saj, gjithashtu i akuzuar për rastin e “Sopotit”, nuk pati fatin ta pres lirinë. Ai iku nga kjo botë, pa mos kuptuar se e vërteta për pafajësinë e tyre së fundi doli në shesh.
”E pritëm lajmin shumë mirë për bashkëfshatarët e mi por vëllai im nuk gjendet në mesin e tyre, ai e priti lirinë në varr. Baba im nuk po mund ti përballoj se tashmë 15 vite jemi të mërzitur, me montime dhe maltretime. Dëmshpërblimi mua vëllain nuk ma kthen, as nënën, ajo nuk mundi me përballu se na i dënuan pa faj” u shpreh Rufije Limani, motra e Samet Limanit.
Samet Lutfiu thotë që ende janë nën efektin e traumave që i kanë përjetuar. Derisa bashkëshortja e tij Sheribanja shprehet se vitet e kaluara pa praninë e bashkëshortit ishin të tmerrshme.
”Tash po ndjehem më i kënaqur por ende i kemi traumat të cilat nuk harrohen lehtë. Mua edhe 10 milion euro të mi japin nuk munden ti paguajnë vuajtjet tona” – tha Samet Lutfiu, i akuzuar në rastin Sopot.
”Ato vite më mirë mos i mendojmë se shumë vështirë. Ditë më të vështira nuk kam përjetuar në jetë dhe askush mos i përjetoftë por tash jam e kënaqur që është hequr fjala terrorist” – deklaroi Sheribane Lutfiu, bashkëshortja e Samet Lutfiu.
E ndërsa i akuzuari më i moshuar në rastin e Sopotit Sulejman Sulejmani thotë se pas 15 viteve po ndihet i lirë në shtëpinë e tij, pa stresin e seancave gjyqësore. Ai shtoi se vitet e kaluara në burg nuk mundet të kompensohen me asnjë lloj dëmshpërblimi.
”Gëzim më të madh nuk di në këto 74 vjet se shumë keq të jesh i pafajshëm dhe të kalbesh në burg, e kur të vjen e mira gëzim më të madh në botë nuk paska. Shëndetin s’munden me ma pagua se më janë dëmtuar ruzat e gjakut, të jesh I gjallë dhe të të prishin ajo nuk paguhet” – theksoi Sulejman Sulejmani, i akuzuar në rastin Sopoti.
Pala mbrojtëse pret që Ministria e Drejtësisë brenda 3 muajve të kryej procedurën e dëmshpërblimit pa e zvarritur. Derisa nga ky dikasteri jozyrtarisht shprehen se dëmshpërblimi do të shkoj përmes procedurës të paraparë me ligj. Pas 15 vite procedurë Prokuroria Speciale Publike hoqi dorë nga akuza dhe la të lirë banorët e Sopotit. 6 nga 11 të akuzuarit nga viti 2010 procesin gjyqësor e kanë ndjekur nga arresti shtëpiak, katër prej të akuzuarve janë jashtë vendit ndërsa i akuzuari Samet Limani ka ndërruar jetë në korrik të vitit 2013. Ata ishin dënuar me mbi 156 vjet burg vetëm në bazë të dëshmisë së bashkëfshatarit të tyre Ramadan Bajrami, dëshmi e siguruar nga dhuna e inspektorëve të policisë. /Alsat-M/
https://www.youtube.com/watch?v=_DNA1MeXulw
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës