LAJMI I FUNDIT:

Një ditë para takimit Kurti-Vuçiq, në Beograd shfaqen pllakata me foton e Millosheviqit dhe “Kosova është Serbi”

Një ditë para takimit Kurti-Vuçiq, në Beograd shfaqen pllakata me foton e Millosheviqit dhe “Kosova është Serbi”

Në disa lokacione në Beograd sot janë shfaqur pllakata me imazhin e kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, bashkë me shkrimin Kosova është Serbi.

Sipas mediave serbe, si autore e këtyre pllakateve është nënshkruar lëvizja “Nashi” (Tanët), e njohur për shënjestrimin e shpeshtë të mediave dhe gazetarëve në Serbi.

“Nova” shkruan se një nga lokacionet ku është shfaqur imazhi i Millosheviçit është ura e Brankut (Brankov most, kështu që ata që janë drejtuar nga Beogradi i Vjetër në Beogradin e ti do t’i kenë parë posterët. Posterë të tillë janë vendosur edhe në Vraçar, transmeton Telegrafi.


Simbolikisht apo jo, posterat janë vendosur një ditë para vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, ku do të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lëvizja “Nashi” udhëhiqet nga ligjëruesi fetar Ivan Ivanoviq.

“Nuk dihet pse nën imazhin e Millosheviqit është shkruar mbishkrimi Kosova është Serbia. Mirëpo, dihet se gjatë dhe për shkak të sundimit të tij, ushtria dhe policia serbe u tërhoqën nga territori i Kosovës pas Marrëveshjes së Kumanovës, e cila u nënshkrua në vitin 1999 si marrëveshje që i dha fund bombardimeve të NATO-s mbi RFJ-në”, shkruan mediumi serb. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori